Minitornado në Mars? Ja çfarë zbuloi droni i NASA-s në planetin e kuq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Minitornado në Mars? Ja çfarë zbuloi droni i NASA-s në planetin e kuq

Në fluturimet e tij drejt Marsit, droni helikopter i NASA-s ”Ingenuity” është bërë protagonist i papritur i një eksperimenti shkencor.

”Rëra e ngritur nga tehu i tij bartet nga ajri më lehtë sesa mendohej më parë”, shkruan revista ”Nature”.

Interesi është në faktin se falë ”Ingenuity” mund të bëhet e mundur të kuptohet se si lindin ”djajtë marsianë të rërës”, domethënë tornadot në miniaturë (vorbulla ajri – shën. i përkth.) për shkak të nxehtësisë së ajrit.

Helikopteri i vogël i automatizuar i sjellë në Planetin e Kuq së bashku me roverin  Perseverance ka kryer shtatë fluturime në këto muaj.

Advertisement

I pari zgjati disa sekonda dhe u përdor për të kuptuar nëse ishte vërtet e mundur që të mund të fluturonte me dronë në atmosferën e rrallë të Marsit, vetëm 1% e dendësisë së tokës, ndërsa ato pasuese lejuan që automjeti të fluturonte për disa dhjetëra metra dhe të ngrihej mbi pesë metra në lartësi.

Fluturimet u regjistruan të gjitha nga kamerat e roverit Perseverance dhe, duke analizuar kornizat, studiuesit gjetën diçka të papritur.

Sipas shumë personave, çudia është sasia e pluhurit që ngrihet nga fletët e helikopterit, një fenomen i dukshëm qartë në të katërtin nga shtatë fluturimet ku droni, i përfshirë në një zhvendosje prej 130 metrash, lë pas një bisht pluhuri të konsideruar shumë të trashë (duke marrë parasysh lartësinë dhe dendësinë e ajrit).

Sipas studiuesve, analizimi i gjurmëve të lëna nga ngritja e pluhurit tani do të ndihmojë për të kuptuar elementë të rëndësishëm në fizikën e atmosferës marsiane dhe fenomeneve enigmatike siç janë të ashtuquajturit ”djaj rëre” të vëzhguar disa herë nga rovers dhe satelitët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy