Musk braktis Bitcoin, kriptovaluta bie 16%

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Musk braktis Bitcoin, kriptovaluta bie 16%

Elon Musk braktis Bitcoin dhe kriptovaluta bie 16% duke rënë nga 51 000 në një minimum prej 46 045 euro.

Në Twitter, shefi i Tesla tregoi shqetësim në lidhje me përdorimin e lëndëve djegëse fosile për prodhimin e bitcoin duke njoftuar se grupi nuk do ta pranojë më atë si një formë pagese për makinat e markës dhe duke preferuar kështu çdo kriptomonedhë tjetër që gjeneron më pak ndotje.

Musk gjithashtu specifikoi, megjithatë, se ai nuk do të shesë bitcoins në zotërimin e tij.

Advertisement

“Ne jemi të shqetësuar për rritjen e shpejtë të përdorimit të lëndëve djegëse fosile për minierat dhe transaksionet e bitcoin, veçanërisht qymyrit, i cili ka emetimet më të këqija nga çdo karburant”, shkroi Musk në Twitter.

“Kriptvaluta është një ide e mirë në shumë nivele dhe ne besojmë se ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të ketë një kosto të madhe për mjedisin”, shton shefi i  Tesla, i cili ka qenë gjithmonë një sponsor i monedhës virtuale.

Sipas një ekipi studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit, përpunimi në të gjithë botën i monedhës konsumon një sasi të energjisë elektrike të barabartë me nevojat e të gjithë Argjentinës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy