NASA zbret në Tokë domatet “aliene”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NASA zbret në Tokë domatet “aliene”

Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA ka kthyer në Tokë mostrat e disa domateve të rritura në Stacionin Hapësinor, si pjesë e kërkimeve që po kryen në lidhje me kultivimin e bimëve, ndryshimin e muskujve për shkak të gravitetit apo sigurinë nga zjarri.

Këto fruta u transportuan në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida, ku shkencëtarët do të kryejnë analiza shtesë përpara se graviteti i Tokës të japë ndikimin e tij.

Domatet u kultivuan në ndarjen “Veggie” të stacionit ku u ekzaminuan efektet e dritës dhe cilësia e plehrave në prodhimin e frutave, si dhe siguria mikrobike dhe vlerat ushqyese.

Sipas NASA, ​​aftësia për të rritur bimë në hapësirë po kryhet për të përmirësuar jetesën e anëtarëve të ekuipazhit për misionet e ardhshme afatgjata.

Advertisement

Ekuipazhi kreu tre korrje në ditët 90, 97 dhe 104 duke ngrirë domatet së bashku me mostrat e ujit dhe materialin e rritjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy