Ndize lojën me televizorët OLED nga LG

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndize lojën me televizorët OLED nga LG

Futbolli, ky sport kaq i dashur për miliona vetë në të gjithë botën së shpejti do të na sjellë emocionet e kampionatit Europian. Edhe pse nuk do të mund të jeni në stadium, përjetimet mund të jenë njësoj të forta, nëse do të zgjidhni ekranin e duhur. Ja pse ne në Neptun ju rekomandojmë televizorët OLED të LG:

Pse duhet të zgjidhni teknologjinë OLED për televizorin tuaj?

OLED (shkurtim i Dioda Organike që emetojnë dritë) është një teknologji që bazohet në emetimin e dritës nga një material i hollë organik. Drita lëshohet kur në to kalon rrymë elektrike ndryshe nga llojet e tjera të ekraneve (si ai LCD) të cilët ndriçohen nga një dritë në pjesën e pasme. Në këtë mënyrë ekranet OLED janë më të hollë, më efiçentë dhe më fleksibël madje mund edhe të përthyhen.

Ekranet OLED nuk kanë përparësi vetëm pamjen e hollë por edhe cilësinë më të mirë të pamjes nga të gjithë ekranet e tjera. Fleksibiliteti i tyre mundëson që ky lloj ekrani të jetë edhe transparent, i përthyeshëm, por mund edhe të rrotullohet si një cilindër pra mund të themi se ai përfaqëson të ardhmen e teknologjisë së ekraneve.

Advertisement

OLED vs LCD

Po çfarë përparësish do të kishte një ekran OLED në krahasim me një LCD:

Cilësi e përmirësuar e figurës – Kontrast më i mirë, ndriçim i përmirësuar, kënd më i gjerë shikimi dhe gamë më e pasur ngjyrash.

Konsum më i ulët i energjisë.

Advertisement

Dizajne të thjeshta me ekrane ultra të hollë dhe fleksibël.

Shumë rezistentë – OLED-ët janë shumë rezistentë dhe mund të punojnë në nivele temperature nga më të ultat tek ato më të lartat.

LG është prodhuesi i vetëm dhe lider në botë i ekraneve OLED për televizorë. Modelet e OLED të LG mund ti gjeni vetëm në dyqanet NEPTUN, partner ekskluziv i kësaj marke në Shqipëri.

Klikoni në link më poshtë për të parë nga afër produktet:

Advertisement

http://bit.ly/LGOLEDneNEPTUN

OLED evo së shpejti në Neptun

LG Electronics (LG) vendos edhe njëherë standartin në industrinë e TV, me serinë më të re dhe më të veçantë të modeleve të televizorëve premium deri më sot. Modelet e reja që përfshijnë OLED, QNED, MiniLED dhe NanoCell, vijnë të përmirësuara si jashtë ashtu edhe brenda, me teknologji dhe tipare të reja. Nder keta, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen dhe ka marrë vlerësimin maksimal të kritikës, është paneli i ri i OLED i quajtur “evo”.

Ky panel sjell kaq shumë përmirësime saqë LG shprehet se ai përfaqëson një “evolucion të dytë” të OLED (evolucioni i parë ishtë kalimi në 4K HDR në 2015), dhe padyshim është edhe një përgjigje ndaj kritikëve të cilët thonë se teknologjia OLED tashmë i ka arritur të gjitha limitet nga ana teknike.

Advertisement

Paneli i ri “evo”, do të ketë një element të ri ndriçues në strukturën e tij, i cili do të sjellë imazhe më të ndritshme dhe me më shumë detaje se panelet OLED të deritanishme që LG ka prodhuar për televizorët e tij dhe ato të brandeve të tjera.

LG OLED evo, të cilin mund ta identifikoni ndryshe si LG G1 (“G” perdoret si shkurtim i “Gallery”, duke iu referuar dizajnit të televizorit, i ngjashem me një pikturë në kornizë), do të vijë ne 3 përmasa 55”, 65” dhe 77”.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy