Ndryshim i rëndësishëm te WhatsApp, e konfirmon Zuckerberg: Gati deri në fund të verës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mark Zuckerberg, në një intervistë të fundit, ka konfirmuar një ndryshim mjaft të rëndësishëm të WhatsApp, duke bërë të ditur se deri në fund të verës, një llogari në këtë aplikacion mund të përdoret deri në 4 pajisje njëkohësisht.

Fillimisht do të ketë një test të ndryshimit të ri, ndërsa më pas ai do të përditësohet për miliona përdorues në të gjithë botën.

Përveç këtij ndryshimi mjaft të rëndësishëm, një tjetër përditësim pritet të jetë edhe fshirja e mesazheve brenda një periudhe 24 orë ose 7 ditë, një ngjashmëri kjo me Snapchat.

“Ishte një sfidë e madhe teknike për të sinkronizuar mesazhet në disa pajisje, edhe kur bateria e telefonit të ketë mbaruar, por tashmë ne e kemi zgjidhur këtë problem”, tha Mark Zuckerberg.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy