Në kohë pandemie, orët e mençura shndërrohen në mini-infermierë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prodhuesit e mëdhenj të teknologjisë po përshtaten me rrethanat e reja të pandemisë, duke shndërruar aparatet e tyre në një mini-infermier artificial dhe teknologjik.

Revolucioni i vërtetë në këtë fushë vjen nga “orët inteligjente” që këtë vit kanë rritur shitjet me 20% në nivel global. Dominimi vjen nga gjiganti Apple, që përfaqëson më shumë se 51% të shitjeve, falë edhe Apple Watch 5.

Por modeli i ri sapodalë, Apple Watch 6, tingëllon edhe më i lidhur me përditshmërinë që po jetojmë.

Sensorë të ndryshëm janë shtuar në mënyrë që përdoruesi të ketë të dhëna të sakta mbi shëndetin e tij. Në veçanti një instrument shumë i dobishëm është ai i oksimetrit, që mat oksigjenimin e gjakut. Por nuk mungojnë as sensori për matjen e pulsit, madje edhe një EKG goxha i përpiktë, shkruan A2news të mërkurën.

Advertisement

Por Applet nuk i mungojnë rivalët, duke filluar nga markat si Garmin dhe Huawei, ose FitBit, që janë tashmë të profilizuara te shëndeti dhe stërvitjet në ambiente të hapura e të mbyllura.

Sipas parashikimeve për vitin 2022, më shumë se 90 milionë aparate të tilla do të shiten në tregun ndërkombëtar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy