Në Kosovë sot fillon fushata “Kujdes në internet”!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetje të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), sot do të fillojë zyrtarisht fushatën: “Kujdes në internet”.

Artan Dreshaj, drejtor i Departamentit për administrim te sistemeve dhe komunikimeve, tha se qytetarët e Kosovës duhet të kenë kujdes në internet.

“Rritja e shërbimeve dhe e shfrytëzimeve në internet rrit kërcënimin për marrjen e informatave dhe të dhënave personale”, i tha ai sot RTK-së.

Kurse Mentor Cakolli, menaxher i projektit për Siguri në Kosovë, UNDP, tha se projekti ka filluar shumë mirë. “Ky projekt po shkon mirë, aktivitetet e parapara një masë të madhe janë realizuar”, tha ai sot.

Advertisement

Kjo fushatë ka për synim ndërgjegjësimin e qytetarëve për sigurinë kibernetike që fillon në muajin tetor.

Fushata do të fillojë më 7 tetor, gjatë të cilës do të organizohen aktivitete me qëllim të ndikimit dhe të njohjes së përparësive dhe rreziqeve që vijnë nga interneti. Po ashtu do të publikohen edhe disa produkte mediale në funksion të fushatës”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy