Në qiellgërvishtësin më të hollë në botë, ku një garsoniere kushton 7,75 milionë dollarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në qiellgërvishtësin më të hollë në botë, ku një garsoniere kushton 7,75 milionë dollarë

Qiellgërvishtësi më i hollë në botë tashmë ka përfunduar dhe i shtohet godinave ikonë të Manhatanit, për të cilat lagjja e Nju-Jorkut është bërë e famshme në botë.

Kulla “Steinway”, e ngritur ngjitur me Central Park, ka një raport lartësi-gjerësi 24:1, duke u bërë në këtë mënyrë godina më “skilipece” në botë.

Ajo është edhe një prej kullave më të larta në hemisferën perëndimore (435 metra), duke u renditur vetëm pas godinës së Qendrës Tregtare Botërore 1, që është 541 metra e lartë dhe Kullës “Central Park”, që është 472 metra. Godina e veçantë përmban 60 apartamente, të ndarë në 84 kate. Ajo është projektuar nga studio arkitekturore njujorkeze “SHoP Architects”. Punimet për të nisën në vitin 2013.


Te jetosh mbi re kushton 170 milione dollare 1024x576<!–

Advertisement

–>

Të jetosh mbi re kushton 170 milionë dollarë

Advertisement


rrokaqiell 1 1024x576<!–

–>

Advertisement

Zbulohet qiellgërvishtësi i dytë më i lartë në Nju Jork

Qiellgërvishtësit e hollë, të njohur edhe si “kulla laps” u përhapën fillimisht në Hong Kong, në vitet 1970. Që prej asaj kohe, qytete të ndryshme në botë kanë përvetësuar modelin.

Advertisement

Çmimet për të siguruar një pjesë të kësaj mrekullie arkitekturore variojnë nga 7,75 milionë dollarë për një apartament garsoniere, deri në 66 milionë dollarë për papafingon.


guangzhou 1024x553<!–

–>

Advertisement

10 godinat më të larta në botë, vetëm njëra nuk ndodhet në Azi

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy