Netflix, aksion për të mbyllur “ndarjen e fjalëkalimeve”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Netflix po planifikon të bëj një ndryshim rrënjësor në shërbimin që ofron, pasi do të kufizojë shpërndarjen e llogarisë së përdoruesve në disa persona njëkohësisht.

BBC raporton se disa përdoruesve u është shfaqur në ekran një mesazh ku thuhet se “Nëse nuk jetoni me pronarin e kësaj llogarie, do t’iu duhet një llogari personale për të vijuar të shihni”.

Një zëdhënës i kompanisë tha për BBC: “Ky test është bërë për t’u siguruar që njerëzit po përdorin llogaritë të cilat janë të atuorizuar të përdorin”.

Ende nuk është marrë një vendim nëse do të lejohet apo jo ndarja e fjalëkalimit në të gjithë rrjetin e përdoruesve. Në testin e kryer, përdoruesit mund të verifikojnë që kanë të drejtë të kenë akses te llogaria që po përdorin, duke përdorur një kod, i cili iu vjen me mesazh në telefon ose në e-mail.

Advertisement

Netflix po përpiqet që të eliminojë përdoruesit e paligjshëm, edhe pse është e paqartë sa është numri total i përdoruesve në këtë kategori.

Platformat e transmetimit online, si Netflix, HBO Go., Amazon Prime dhe Disney+, lejojnë klientët të krijojnë disa profile, por specifikojnë që kjo bëhet për personat e tjerë që janë në të njëjtën banesë.

Në të kaluarën Netflix ka deklaruar se ndarja e fjalëkalimit është diçka që mund të ndodhë, por me sa duket kompania ka ndryshuar qasje ndaj këtij problemi. Gjatë vitit 2020, Netflix fitoi rreth 37 milionë abonentë të rinj, duke arritur në rreth 200 milionë abonentë në të gjithë botën. Rritja e çmimeve, izolimi global për shkak të koronavirusit dhe seriale të veçantë si “Tiger King” apo “The Queen’s Gambit”, ndihmuan kompaninë të regjistronte vitin e kaluar rreth 25 miliardë dollarë të ardhura, dhe rreth 2,8 miliardë fitim neto.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy