Nga 0 në 100 km/h për 3 sekonda, Biden provon vetë “bishën” elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Joe Biden testoi si një amerikan i vërtetë fuqinë e makinës së re me motor elektrik Hummer, gjatë një vizite në fabrikën e saj në Detroit.

Biden bëri një xhiro me makinën e fuqishme, duke shëtitur në oborrin e fabrikës, ndërsa në një moment i dha gaz mjetit duke provuar shpejtësinë dhe fuqinë e tij. Edhe pse është e ndërtuar vetëm me motor elektrik dhe funksionon me bateri, makina e re Hummer, arrin për vetëm 3 sekonda shpejtësinë nga 0 në 100 km/h.

“A do të vijë kush mbrapa? Apo doni në çati? Kjo makinë është krejt tjetër gjë”, u dëgjua Biden të thoshte para gazetarëve pasi u ul në timon.

Hummer njihet si marka e makinave të mëdha e të fuqishme, por po kërkon të futet edhe në tregun e makinave ekologjike. Makina e re punon me një motor 350 kilovat në gjendje të përshkojë për 10 minuta një distancë prej rreth 160 kilometrash.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy