Nga 0 në 100 km/h për 3,2 sekonda, prezantohet Mercedes AMG me motor elektrik me 677 kuaj fuqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Divizioni AMG Mercedes Benz është i famshëm për ndërtimin e makinave me motor me benzinë me fuqi të lartë, por kohët kanë ndryshuar dhe motorët elektrikë janë në modë tanimë. Megjithatë, edhe në këtë kategori, AMG i ka qëndruar besnik fuqisë.

Modeli i ri Mercedes-AMG EQE, është një sedan me përmasa mesatare, por është i pajisur me dy motorë elektrikë, një në pjesën e përparme dhe një në të pjesën e pasme, për një total prej 677 kuaj fuqi. Modeli AMG bazohet te modeli i thjeshte EQE i prezantuar vjeshtën e kaluar.

Për të mos harruar kohët e vjetra, makinës do t’i shtohet mundësia për të krijuar artificialisht zhurmën ikonë të motorit të fuqishëm me benzinë. Ndërsa brenda në kabinë, zhurmën që doni të dëgjoni do ta zgjidhni ju, nga “qetësia totale” e deri te “zhurma agresive”. I pajisur me këto “superfuqi”, kjo makinë është në gjendje të shkojë nga 0 në 100 km/h për vetëm 3,2 sekonda.

Kompania tha se makina The Mercedes-AMG EQE, do të dalë në shitje nga fillimi i vitit të ardhshëm, por çmimi i saj nuk është zbuluar ende.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy