Nga Trump te Beckam, hakerat rusë vjedhin të dhënat e të famshmëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga Trump te Beckam, hakerat rusë vjedhin të dhënat e të famshmëve

Specialisti i diamanteve me bazë në Londër, Graff është goditur nga një sulm kibernetik që ka nxitur një hetim nga Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO). Sulmi besohet të jetë kryer nga Conti, një grup famëkeq kibernetik me bazë në Rusi, i cili është fajësuar së fundi për një rritje të sulmeve në të gjithë SHBA-në.

Një total prej 69 mijë dokumentesh janë zbuluar në rrjetin e errët (dark web), një numër që përfaqëson vetëm 1% të totalit të skedarëve që Conti ka vjedhur, pretendoi grupi i hakerëve. Lista e viktimave përfshin emra të profilit të lartë si ish-futbollistët David Beckham dhe Frank Lampard, ish-presidentin Donald Trump, aktorët Tom Hanks dhe Samuel L Jackson, Oprah Winfrey, si edhe biznesmeni Sir Philip Green, sipas Mail on Sunday, që raportoi për herë të parë ngjarjen.

“Ne kemi marrë një raport nga Graff Diamonds Limited në lidhje me një sulm kibernetik”, tha ICO, në një email drejtuar IT Pro. “Ne do të kontaktojmë organizatën për të bërë hetime të mëtejshme në lidhje me informacionin që është dhënë”, vijoi deklarata.

Nga hakerimet mund të preken rreth 11,000 nga klientët e kompanisë, 600 prej të cilëve janë shtetas të Mbretërisë së Bashkuar, sipas Mail on Sunday. Në sulm u përfshinë iInformacione mbi listat e klientëve, faturat, shënimet dhe kartat e kreditit.

Advertisement

Në disa raste, emrat dhe adresat e klientëve të përdorur për faturimin dhe transportin u përfshinë, dhe në raste të tjera detajet e asaj që klienti bleu dhe kostoja e artikujve të përmendur u zbuluan në internet.

Conti besohet se po kërkon një shumë në dhjetëra miliona për të parandaluar lëshimin e mëtejshëm të informacionit të klientit, megjithatë Graff ka thënë se ka qenë në gjendje të rindërtojë dhe rifillojë sistemet e tij pa humbje të përhershme të të dhënave të klientit.

“Fatkeqësisht ne, së bashku me një numër biznesesh të tjera, kohët e fundit kemi qenë objektiv i një sulmi kibernetik të sofistikuar, edhe pse të kufizuar, nga kriminelë profesionistë dhe të vendosur”, tha Graff në një deklaratë.

“Ne u alarmuam për aktivitetin e tyre ndërhyrës nga sistemet tona të sigurisë, duke na lejuar të reagojmë me shpejtësi dhe të mbyllnim rrjetin tonë. Ne njoftuam dhe kemi punuar me agjencitë përkatëse të zbatimit të ligjit dhe ICO-në. Ne kemi informuar ata individë, të dhënat personale të të cilëve janë prekur dhe i kemi këshilluar për hapat e duhur për të ndërmarrë”.

Advertisement

Rritja e fundit e aktivitetit të Conti bëri që CISA, FBI dhe NSA e SHBA-së të paralajmëronin bizneset amerikane dhe ndërkombëtare, për metodat më të zakonshme të sulmit të grupit.

Sulmi pason një varg bastisjesh të mëdha ndaj bizneseve ndërkombëtare që i atribuohen Conti-t. Filiali i Nokia-s, SAC Wireless tha se ishte bërë viktimë e një sulmi kibernetik nga Conti në qershor, ndërsa 16 organizata të kujdesit shëndetësor në SHBA ishin gjithashtu në shënjestër vetëm një muaj më parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy