Nigeria pezullon Tuiterin pasi i fshiu postimin presidentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nigeria pezullon Tuiterin pasi i fshiu postimin presidentit

Nigeria ka pezulluar Twitter-in vetëm dy ditë pasi rrjeti social fshiu një postim të presidentit Muhammadu Buhari, që kërcënonte të ndëshkonte secesionistët rajonalë.

Ministri i Informacionit, Lai Mohammed, i cituar nga France 24, tha se qeveria e mori këtë masë për shkak të “përdorimit të vazhdueshëm të platformës për aktivitete që minojnë ekzistencën e korporatave të Nigerisë”.

Mohammed nuk dha më shumë detaje në lidhje me vendimin.

Që nga mëngjesi i ditës së sotme, Twitter është i paaksesueshëm në Nigeri përmes disa kompanive celulare, ndërsa aplikacioni dhe faqja e internetit punojnë për të tjerë.

Advertisement

Të mërkurën, Twitter tha se postimi i Buharit, që kërcënonte të ndëshkonte grupet e akuzuara për sulmet ndaj ndërtesave qeveritare, kishte shkelur politikën e “sjelljes abuzive” të rrjetit social.

Rasti të kujton atë të presidentit Trump në SHBA, llogaria e të cilit u fshi përfundimisht nga rrjeti pas sulmit në Kapitol Hill. Edhe Facebook ndoqi të njëjtën strategji ndaj Trump, i cili mund të rikthehet në rrjetin social vetëm në vitin 2023, sipas një njoftimi të shpërndarë të premten.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy