Nis prodhimi i “shokut besnik” të avionëve luftarakë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis prodhimi i “shokut besnik” të avionëve luftarakë

Mbretëria e Bashkuar ka nisur një projekt me vlerë 34 milionë euro për të ndërtuar një dron luftarak që do të përdoret ne misione ushtarake në të gjithë botën.

I quajtur “shoku besnik”, droni, i cili nuk do të ketë pilot, do të ndihmojë avionët duke ofruar informacione rreth forcave kundërshtare. Ministria britanike e Mbrojtjes tha se ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me kompannë irlandezo-veriore, Spirit AeroSystems, për të prodhuar prototipin që do të jetë edhe në gjendje të lëshojë predha dhe bomba ndaj avionëve kundërshtarë.

E gjithë sipërmarrja është quajtur “projekti mushkonja” dhe shihet si një element jetik në modernizimin e forcave ajrore britanike. Droni do të jetë 11 metra i gjatë dhe do të ketë mundësi të fluturojë me shpejtësi deri në 3700 km/h.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy