Një javë “e zezë” për Zuckenberg, platformat e tij sërish me probleme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk ka paqe për kompaninë Zuckenberg. Facebook dhe Instagram sot patën sërish probleme në vende të ndryshme të botës, edhe pse të një niveli më të ulët sesa “katastrofa” që katër ditë më parë bllokoi platformat e njohura për gati 7 orë, duke paralizuar komunikimin botëror.

Problemet u raportuan rreth orës 20:00 të ditës së sotme, dhe zgjatën pothuajse një orë. Më problematike ishte situata Instagram, më të lehta për Facebook, dhe pothuajse të pallogaritshme për Whatsapp.  

Lexo edhe:
Ish-menaxherja, akuza të rënda ndaj Facebook: Dëmton fëmijët dhe demokracinë. Reagon themeluesi i platformës

Advertisement

Kompania pohoi defektin, duke i kërkuar sërish falje miliarda përdoruesve të saj. Gjithsesi, kjo e sotmja vjen si një tjetër goditje të kredibilitetit të Facebook,  që nga e hëna e zezë humbi 100 milionë dollarë drejtpërdrejt, por edhe 40 miliard dollarë nga vlera e titullit në bursë që ra me 5%.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ditët e fundit ish-menaxherja Frances Haugen, e cila tashmë po bashkëpunon me autoritetet e SHBA-së lëshoi akuza të rënda ndaj kompanisë, gjatë një seance dëgjimore në Capitol Hill, ku lëshonte alarm për një ndikim të rrezikshëm të këtyre platformave.

Lexo edhe:
Facebook u “zhduk” nga Interneti, kompania humbet 6 miliardë dollarë në aksione

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy