Një makinë me divan dhe televizor, koncepti i Cadillac për luksin me katër rrota

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një makinë me divan dhe televizor, koncepti i Cadillac për luksin me katër rrota

Është makinë, por mund ta përdorni edhe si një dhomë ndenjeje, të pajisur me një divan të rehatshëm dhe një televizor gjigant ku mund të shihni programet, filmat dhe të luani videolojërat tuaja të preferuara.

Kjo është makina e re e prezantuar nga Cadillac, e quajtur InnerSpace. Për momentin mjeti është vetëm një koncept, që është prezantuar në Panairin e Elektronikës në Las Vegas. E quajtur InnerSpace, makina është projektuar me një kabinë që duket më tepër si fole.

General Motors, kompania që prodhon Cadillac, tha se ky është vizioni i saj për të ardhmen e transportit autonom, ku udhëtarët zgjedhin të bëjnë gjëra të tjera teksa makina i çon në destinacion. Përveç dyerve, Cadillac ka imagjinuar të hapet edhe çatia me xham panoramik.

InnerSpace është pjesë e makinave Cadillac “Halo Concept Portfolio”, të prezantuara fillimisht një vit më parë. Sipas Cadillac, kjo makinë do të jetë sigurisht elektrike, me një motor 90-kËh që mund të arrijë një shpejtësi deri në 90 km/h.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy