Një pëlhurë inteligjente që ruan freskinë edhe nën diell

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një pëlhurë inteligjente që ruan freskinë edhe nën diell

Shkencëtarët kanë zhvilluar një pëlhurë të re “inteligjente” që e mban trupin të freskët edhe nën diell: më efikase se pambuku, e papërshkueshme nga uji, rezistente dhe e lehtë për t’u prodhuar në një shkallë të gjerë, sipas studimit të botuar në “Science” nga një grup studiuesish kinezë nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Wuhan.

Sekreti i kësaj pëlhure qëndron në përbërjen e saj të veçantë: në fakt, ajo u zhvillua duke kombinuar elemente që reflektojnë dritën e dukshme dhe ultravjollcë (të tilla si Tefloni dhe dyoksidi i titanit, të përdorur në kremrat mbrojtës ndaj diellit) me elementë që lëshojnë nxehtësi (të tilla si fijet prej acidesh polilaktike).

Për të provuar efektivitetin e kësaj “recete”, studiuesit i kërkuan një vullnetari të ulej për një orë në diell, i veshur me një kostum gjysma e të cilit ishte prej pambuku, ndërsa gjysma tjetër ishte bërë me materialin e ri.

Pas ekspozimit, temperatura e lëkurës nën pëlhurën inteligjente ishte rritur nga 31 në 32 gradë, ndërsa nën pambuk ishte rritur në 37.

Advertisement

Në një eksperiment tjetër, studiuesit përdorën pëlhurën inteligjente për të mbuluar një makinë të ekspozuar në diell, për dy orë, në momentin më të nxehtë të ditës dhe u vëzhgua që temperatura arriti 30 gradë, përkundrejt 57 gradëve të regjistruara nën mbulesën tradicionale të makinës dhe 60 gradëve kur automjeti ishte plotësisht i zbuluar nën rrezet e diellit.

Pëlhura inteligjente është më efektive kur është në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën dhe funksionon edhe në hije.

Studiuesit shpjegojnë se është e mundur të ngjyroset me ngjyra të ndryshme, por e bardha mbetet zgjidhja më e mirë, sepse reflekton më mirë dritën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy