Një Peugeot i vjetër që kushton më shumë sesa një Ferrari i ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një Peugeot i vjetër që kushton më shumë sesa një Ferrari i ri

Peugeot 205 Turbo 16 ishte një makinë e aftë për të mposhtur konkurrencën e shumë makinave sportive dhe për të ndezur dëshirën e zjarrtë të koleksionistëve.

Krijimi i versionit Turbo 16 në gjysmën e parë të viteve ’80 erdhi sepse Peugeout duhej të konkurronte në Grupin B të Kampionatit Botëror Rally dhe për këtë duhej të homologonte 200 njësi rrugore të makinës që po shkonte për të garuar.

Megjithëse pamja e jashtme mund të ngatërrohet me atë të një 205 të zgjeruar, Turbo 16 ishte një makinë me një shasi krejtësisht të ndryshme, pjesa e pasme e të cilës u palos (jo vetëm dera e pasme, por edhe krahët) për t’i dhënë akses motorit dhe pjesës tjetër të elementeve mekanike.

Natyrisht, makina ishte shumë e gjerë në krahasim me Peugeot 205, me harqe të spikatura të rrotave dhe hyrje të mëdha ajri pas dyerve për të ftohur motorin.

Advertisement

Fama e kësaj makine dhe vlera e saj në treg u rrit me sukseset që po korrte në mbarë botën nën udhëheqjen e Jean Todt, i cili në mesin e viteve ‘80 ishte kreu i divizionit sportiv Peugeot. Për një 205 që ka fituar një event të Kupës së Botës, mund të paguhen shifra deri në një milion euro.

Me fjalë të tjera, kushton më shumë se kostoja e një Ferrari të ri 296 GTB me 830 kuaj fuqi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy