Një sensor smartfoni mund të identifikojë koronavirusin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një sensor smartfoni mund të identifikojë koronavirusin

”General Electric” që operon në sektorin e teknologjisë dhe shërbimeve, ka marrë nga institutet kombëtare të shëndetit në SHBA një grant që do të përdoret për të përparuar në zhvillimin e një projekti futuristik, shkruan faqja e internetit timgate.it.

Qëllimi i fundit, në fakt, është integrimi i një sensori në telefonat inteligjentë për të identifikuar nano-grimcat ose të njëjtat që përbëjnë virusin Sars-Cov-2, infeksioni i të cilit është shkaku i Covid-19 dhe t’ia tregojë ato përdoruesit.

Pas hapit të parë, hapi tjetër do të përfshijë provat për një periudhë minimale kohore të përcaktuar në dy vjet dhe padyshim që shpresa është që të mos ketë nevojë për vaksina dhe trajtime për patologjinë pandemike.

Sidoqoftë, sapo të zhvillohet, zgjidhja duhet të lejojë të replikojë të njëjtin proces identifikimi për viruset e tjera, bakteret dhe gjithçka që është e përbërë nga nano-pjesëza.

Advertisement

”Me këtë projekt ne jemi duke zhvilluar një sensor mjaft të vogël për t’u integruar në një pajisje të lëvizshme dhe për të identifikuar virusin “Sars-Cov-2”, theksuan autorët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy