Një udhëzues i thjeshtë për të kuptuar Inteligjencën Artificiale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një udhëzues i thjeshtë për të kuptuar Inteligjencën Artificiale

Gjatë muajve të fundit, chatbot-et, si ChatGPT, apo gjeneruesit e imazheve, si Midjourney, janë shndërruar me shpejtësi në një fenomen kulturor. Në këtë artikull, do të shohim se si këto krijesa të reja digjitale po luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë.

Si formohet inteligjenca artificiale?

Zakonisht një programi kompjuterik i jepet një sasi e madhe të dhënash dhe udhëzimesh. Udhëzimi mund të jetë një kërkesë e thjeshtë si p.sh: “Gjeni të gjitha imazhet që përmbajnë fytyra” ose “Kategorizoni këta tinguj”.

Një mënyrë për të kuptuar se si ky proces trajnimi mund të krijojë lloje të ndryshme të inteligjencës artificiale, është ta krahasosh me procesin e evoluimit të kafshëve. Gjatë miliona viteve, mjedisi natyror ka bërë që kafshët të zhvillojnë aftësi specifike, kështu në mënyrë të ngjashme, miliona cikle që një inteligjencë artificiale bën përmes të dhënave të saj do të formësojnë mënyrën se si zhvillohet dhe krijohen modele të ndryshme.

Advertisement

Çfarë janë chatbot-ët?

Krahasojeni një chatbot me një papagall imitues. Chatbot-ët bëjnë të njëjtën gjë si papagajtë, megjithëse në një nivel më të sofistikuar dhe po ndikojnë drejtpërdrejtë në marrëdhënien tonë me fjalën e shkruar. Por si dinë të shkruajnë këta chatbot-ë? Ata janë formuar si modele të mëdha gjuhësore dhe janë pasuruar me vëllime të mëdha teksti. Duke përdorur miliarda krahasime midis fjalëve dhe frazave, një chatbot është në gjendje të lexojë një pyetje dhe të gjenerojë një përgjigje.  

“Për 10 vjet, unë mendoj se ne do të kemi chatbots që punojnë si ekspertë në çdo fushë që dëshironi. Kështu që ju do të jeni në gjendje të pyesni një mjek ekspert, një mësues ekspert, një avokat ekspert dhe çdo gjë që ju nevojitet e t’i bëni ato sisteme të kryejnë gjëra për ju.”

Sam Altman – CEO i OpenAI, krijues i ChatGPT

Advertisement

A mund të flas me një inteligjencë artificiale?

Nëse keni përdorur Alexa, Siri ose ndonjë lloj tjetër sistemi të njohjes së zërit, atëherë keni përdorur inteligjencën artificiale. Inteligjenca artificiale regjistron tingujt ndërsa flisni, heq zhurmën e sfondit, e ndan fjalimin tuaj në njësi fonetike etj. Fjalët tuaja më pas shndërrohen në tekst dhe çdo gabim në dëgjim mund të korrigjohet përpara se të jepet një përgjigje. Ky lloj i inteligjencës artificiale njihet si përpunimi i gjuhës natyrore.

A mund t’i kuptojë inteligjenca artificiale imazhet?

A i ka grumbulluar telefoni juaj ndonjëherë fotot në dosje sipas disa kategorive, p.sh foto në plazh, foto gjatë një udhëtimi? Atëherë edhe në këtë rast keni përdorur një inteligjencë artificiale pa e kuptuar. Këto programe janë trajnuar duke parë një numër të jashtëzakonshëm imazhesh, të gjitha të etiketuara me një përshkrim të thjeshtë. Nëse ju keni emërtuar një fotografi me emrin “biçikletë”, atëherë inteligjenca artificiale do të fillojë të kuptojë se si duket një biçikletë dhe ku dallon nga një varkë ose një makinë.

Advertisement

Po makinat që drejtojnë vetë?

Makinat që drejtojnë vetë kanë qenë pjesë e diskutimeve për dekada me radhë. Kjo teknologji njihet si drejtim autonom dhe makinat janë të pajisura me kamera, radar dhe lazer me sensor. Mendoni një pilivesë me sensorë në krahët e saj që e ndihmojnë atë të manovrojë gjatë fluturimit. Në mënyrë të ngjashme, modeli i inteligjencës artificiale përdor të dhënat nga sensorët për të identifikuar objektet dhe për të kuptuar nëse ato janë në lëvizje.

Çfarë di inteligjenca artificiale për mua?

Disa inteligjenca artificiale thjesht merren me numra, duke i mbledhur dhe duke i kombinuar për të krijuar një mori informacionesh, produktet e të cilave mund të jenë jashtëzakonisht të vlefshme. Megjithatë, ka të ngjarë tashmë që veprimet tuaja të përditshme, veçanërisht ato në internet, mund të përdoren për të bërë parashikime rreth sjelljes suaj. P.sh karta juaj në supermarket gjurmon zakonet dhe shijet tuaja. Netflix dhe Amazon “mbajnë shënim” se sa orë keni qëndruar duke kërkuar ose duke parë. Llogaritë tuaja të mediave sociale sigurisht që e dinë se sa video keni parë dhe komentuar.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy