Njohuritë në teknologji, Eurostat: Shqiptarët të fundit në rajon dhe Europë për vitin 2019

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teksa përherë dhe më shumë bota po shkon drejt digjitalizimit dhe teknologjia po kthehet në nevojë jetike, shqiptarët vlerësohen si popull me njohuri të dobëta në këtë fushë.

Sipas të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, në vitin 2019 vetëm 21 për qind e shqiptarëve të moshës 16 deri në 74 vjeç kishin njohuri bazë digjitale duke shënuar nivelin më të ulët në rajon e Europë.

Nga ana tjetër, ekspertë të teknologjisë dhe informacionit vlerësojnë se niveli i ulët i njohurive në teknologji rrit rrezikun e prekjes nga sulmet në internet.

Në segmente të ndryshme kohore, qeveritë në vend kanë hartuar strategji dhe ndërmarrë politika për aftësimin e qytetarëve në teknologji dhe inovacion, iniciativa që deri më tani nuk kanë prodhuar ende efekte të dukshme.

Advertisement

Rreziku në rritje nga krimet kibernetike si dhe ekspozimi ndaj lajmeve që kanë për qëllim dezinformimin dhe manipulimin e publikut u diktuan edhe në raportin e vitit 2020 të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy