Pandemia rriti fitimet e kompanisë Dell

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania e njohur ”Dell Technologies” njoftoi për rritje të fitimeve në tremujorin e katërt të vitit 2020, pasi të ardhurat u rritën me 9%, kryesisht për shkak të kërkesës së vazhdueshme për kompjuterë dhe notebook, ndërkohë që pandemia Covid-19 vazhdon të detyrojë shumë njerëz të punojnë në distancë.

Fitimet dhe të ardhurat për tremujorin tejkaluan vlerësimet e analistëve të “Wall Street”.

Të ardhurat për tremujorin u rritën në 26.11 miliardë dollarë nga 24.02 miliardë dollarë të vitit të kaluar.

Analistët kishin një vlerësim të të ardhurave prej 24.49 miliardë dollarësh. atsh

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy