Pavarësisht kritikave Bitcoin arrin një rekord të ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bitcoin arriti një tjetër vlerë rekord të martën, duke u shitur për 68530 dollarë, sipas CoinMarketCap. Muajin e kaluar kriptomonedha më e fuqishme në botë theu rekordin e mëparshëm, duke arritur vlerën 67 mijë dollarë, por pësoi më pas një rënie me 12% të vlerës. Megjithatë, e rimori veten shumë shpejt.

Ndërkohë, edhe Ethereum, kriptomonedha e dytë më e njohur në tregjet virtuale, arriti një vlerë rekord, duke u shitur për 4837,59 dollarë, po sipas CoinMarketCap.

Edhe pse në CoinMarketCap – një bursë virtuale e kriptomonedhave – janë regjistruar më shumë se 13 mijë kriptomonedha, Bitcoin mbetet dominuese në treg.

Disa investitorë kanë parashikuar edhe më shumë rritje të vlerës së Bitcoin, pavarësisht kritikave të shumta në drejtim të kriptovalutave nga CEO i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, i cili e ka quajtur monedhën virtuale si “të pavlerë”.

Advertisement

Rritja e vlerës së dy kriptomonedhave më të fuqishme në treg reflekton edhe në tregun e përgjithshëm të tyre, që të hënën arriti një vlerë total prej 3 trilionë dollarësh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy