Përpos Facebookut, Twitteri dhe Instagrami mbyllen në Mianmar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shteti i Mianmarit është në krizë të thellë politike. Pas puçit të kryer nga forcat ushtarake, këto të fundit kanë marrë vendim për mbylljen e rrjeteve sociale.

Përveç Facebookut, tashmë edhe Instagrami dhe Twitteri janë mbyllur “deri në vendimin e radhës” nga forcat ushtarake që ditë më parë kryen grusht-shtet, duke marrë pushtetin e Aung San Suu Kyi.

Kompania e Tëitterit është shprehur e shqetësuar për urdhrin e mbylljes, duke thënë se kjo do e minojë të drejtën për t’u shprehur.

“Kjo minon bisedën publike dhe të drejtat e njerëzve për të dëgjuar zërin e tyre. Interneti i hapur është gjithnjë e më shumë nën kërcënim në tërë botën. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për ‘ti dhënë fund mbylljeve shkatërruese të drejtuara nga qeveria”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë për CNN.

Advertisement

Në anën tjetër, një zëdhënës i Facebookut, i cili zotëron edhe Instagramin, ka thënë se autoritetet e Mianmarit duhet ta rikthejnë qasjen në rrjetet sociale që njerëzit të mund të komunikojnë me familjen dhe miqtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy