Po qëndroni shumë në Instagram, për të bërë pak pushim do t’iu njoftojë vetë Instagram

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ditë para se shefi i Instagram do të dalë para ligjvënësve amerikanë për t’iu përgjigjur pyetjeve për praktikat e sigurisë së fëmijëve në aplikacion, kompania ka vendosur të fusë në përdorim disa përditësime të cilat do ta bëjnë më të vështirë për përdoruesit, kryesisht adoleshentët, që të kalojnë kohë të pavlefshme në këtë rrjet social, duke parë materiale që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e tyre mendor.

Të martën, kompania tha se kishte filluar të përdorte funksionin “Bëj pushim”, i cili do të inkurajojë përdoruesit që të linin mënjanë aplikacionin pasi ta kenë përdorur për një periudhë të caktuar. Funksioni do të jetë aktiv fillimisht për përdoruesit në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi, por në muajt e ardhshëm do të shtrihet në të gjithë botën.

Përdoruesit do të kenë mundësi të zgjedhin nëse duan të njoftohen për pushimin pas 10, 20 apo 30 minutash. Atyre do t’u dalë një njoftim në ekranin e celularit që do t’i njoftojë për të mbyllur aplikacionin dhe të marrin frymë thellë, të shkruajnë diçka, apo të dëgjojnë një këngë.

Stafi i CNN Business e testoi këtë funksion dhe raportoi se ka ende vend për përmirësim, sepse në momentin e daljes së mesazhit përdoruesi ka ende mundësi që të rikthehet në aplikacion. Edhe shefi i sigurisë i Instagram, Vaishnavi J, tha se gjatë vitit 2022 do të shtohen funksionalitete të reja.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy