Bëni Like Struga.info në Facebook


Prezantohet “Bisha”, makina luksoze më e fuqishme e prodhuar ndonjëherë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prezantohet “Bisha”, makina luksoze më e fuqishme e prodhuar ndonjëherë

“Aston Martin” ka zbuluar makinën e saj më të fuqishme të prodhuar ndonjëherë. I quajtur “DBS 770 Ultimate”, është versioni i fundit i turneut të tij të madh me një motor V12, i cili është prodhuar enkas me rastin e ditëlindjes së 110-të të markës britanike.

Me 759 kuaj/fuqi nga një motor 5.2-litërsh benzine me turbo të dyfishtë, ai mund të arrijë një shpejtësi deri në 211 mph. Vetëm 499 të tilla do të ndërtohen nga ky model dhe secila kushton mbi 300,000 £.

499 klientët që kanë tashmë emrat e tyre të shënuar në makinat e disponueshme, mund ta çojnë çmimin e këtyre automjeteve edhe më lartë nëse duan të bëjnë personalizime shtesë të disponueshme përmes divizionit “Q” të “Aston Martin”.

Kjo varion nga çdo gjë, duke përfshirë paketat grafike të personalizuara, ngjyrat unike të rrotave dhe veshjet e lëkurës.

Advertisement

Por mesa duket ky nuk do të jetë modeli i vetëm i lansuar nga “Aston Martin” këtë vit, pasi sipas përfaqësuesve të markës luksoze, pritet që një tjetër model po kaq i fuqishëm të prezantohet në vijim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy