Prezantohet sot iPhone 15, në 4 versione te reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për kompaninë Apple, sot është një ditë e rëndësishme. Prezantohet iPhone 15, në 4 versione të reja, në atë që dizenjuesit dhe prodhuesit e quajnë ndryshimi më i madh i dizajnit të iPhonit në 11 vjet.

Eventi do të mbahet pasdite në Kaliforni, në orën 6:00 me orën tonë. Njohës të tregut thonë se iPhone i ri vjen me ndryshime të mëdha, që nga jetëgjatësia e bateritë, sistemi i kamerës dhe ekrani.

Por kompania do të duhet të prezantojë një telefon të ri, me më shume sesa thjesht një karikues të ri. Muajin e shkuar, shifrat treguan se shitjet e Apple ranë për të tretin tremujor me radhë. Të ardhurat nga shitjet e modeleve iPhone arritën në 39.7 miliardë dollarë, në rënie prej gati 2% nga e njëjta periudhë e një viti më parë. Bashkë me 4 variantet e reja të IPhone, do të vijnë edhe Airpodsat e rinj, orat Apple dhe softëeret e reja kompjuterike Apo edhe iPadi i ri si dhe modeli i ri i kompjuterave Mac.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy