Prishet tualeti i anijes kozmike, astronautët do të duhet të mbajnë veshje speciale për udhëtimin e kthimit në Tokë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Problemet me tualetin në bordin e anijes kozmike të SpaceX, do të krijojë probleme për 4 astronautë të cilët do të rikthehen këtë muaj në Tokë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.

Katër astronautët do të përdorin veshje të posaçme të brendshme, tha Steve Stich, menaxher i Programit Komercial të NASA-s.

SpaceX zbuloi për herë të parë një problem me tualetin e anijes kozmike teksa po kryente një inspektim muajin e kaluar. Ata zbuluan se një tub, që dërgonte urinën në një depozitë ishte shkëputur dhe si pasojë, mbetjet dilnin dyshemenë e kapsulës.

NASA nuk specifikoi sa orë do të zgjasë udhëtimi nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, për në Tokë, për katër astronautët, Shane Kimbrough, Megan McArthur, Thomas Pesquet dhe Akihiko Hoshide. Por dy udhëtimet e mëparshme kanë zgjatur 19 dhe 6 orë respektivisht.

Advertisement

Koha e udhëtimit varion nga disa faktorë, si ato atmosferikë, por Stich tha se të gjithë po punojnë për ta shkurtuar sa më tepër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy