Prodhohet makina e ngjashme me njëvendëshet e F1

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prodhohet makina e ngjashme me njëvendëshet e F1

Aston Martin Valkyrie, e ideuar nga gjeniu i Formula 1, Adrian Newey, dhe e ndërtuar nga Red Bull Technologies, është makina e rrugës që i afrohet më shumë njëvendësheve të F1.

Shumë shpejt, pronari fatlum i saj do të jetë në gjendje ta ngasë, pasi procesi i prodhimit të kësaj supermakine ka përfunduar tashmë.

Nga fabrika do të dalin vetëm 150 njësi Valkyrie, me secilën prej tyre që është dashur rreth 2000 orë për t’u prodhuar manualisht. Gjithashtu, prova e tyre bëhet në pistën e Silverstone, ku çdo vit organizohet Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe.

Mendohet se çmimi i kësaj makine do të jetë rreth 3 milionë euro.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy