minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Publikohen foto dhe detaje të reja nga supermakina e prodhuar në Afganistan - Struga.info


Publikohen foto dhe detaje të reja nga supermakina e prodhuar në Afganistan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Publikohen foto dhe detaje të reja nga supermakina e prodhuar në Afganistan

Detaje dhe pamje të reja janë publikuar nga makina e parë sportive e prodhuar në Afganistan, e cila u zbulua rreth 2 javë më parë. Makina e prodhuar nga kompania Entop, e quajtur Mada 9, është komentuar pafund teksa ka bërë xhiron e rrjetit, pasi vjen nga një vend i njohur për varfërinë dhe luftën e jo për makinat luksoze.

Në vend të makinave të shtrenjta, në rrugët e Afganistanit sheh më shumë Toyota, pasi ato janë më të lira. Dashuria e talebanëve për Toyota-n daton në mesin e viteve 1990, atëherë kur militantët vranë presidentin, teksa ishin në një makinë Toyota Hilux. Kjo është reflektuar edhe në supermakinën Mada 9, e cila ka një motor me katër cilindra, i njëjti i përdorur në Toyota Corolla.

Ghulam Haidar Shahamat, kreu i Institutit Profesional Teknik të Afganistanit, tha se motori i Corolla-s është modifikuar dhe ai është shumë më i fuqishëm si një normal. Për ndërtimin e kësaj makine ka punuar një ekip prej 30 inxhinierësh. Kompania Entop ka thënë se së shpejti do të dalë edhe një version elektrik i makinës, ndërsa aktualja do të dalë fillimisht në shitje në tregun vendas e më pas do të synojë edhe atë global.

Megjithatë, deri tani talebanët kanë qëndruar në heshtje në lidhje me shpejtësinë maksimale dhe fuqinë e makinës së tyre të re.

Advertisement

<!–

–>

Talebanët prezantojnë supermakinën e prodhuar në Afganistan

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy