Qeveria indiane propozon ndalimin e kriptovalutave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria indiane ka kërkuar të propozojë një ligj që i ndalon të gjitha kriptovalutat, ku çdokush që përfshihet në tregtimin e tyre, mund të gjobitet.

Një zyrtar i lart qeveritar kishte deklaruar se ligji synon të penalizojë zotërimin, lëshimin, tregtimin dhe transferimin e kriptovalutave.

Një nga arsyet për ndalimin e tyre thuhet se është mungesa e rregullimit. Ekspertët kanë thënë se monedhat e tilla janë të paqëndrueshme sa i përket vlerës së tyre dhe mund të rezultojnë në katastrofë financiare për investitorët.

Deri më tani s’ka të dhëna zyrtare në Indi për numrin e investitorëve të kriptomonedhës dhe vlerën e investimeve të tyre. Raportet jozyrtare thonë se janë mbi tetë milionë investitorë dhe qindra milionë paund investime.

Advertisement

Nëse projektligji shndërrohet në ligj, kjo do t’u sjellë një goditje investitorëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy