Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

India ka vendosur rregulla të reja për Facebookun, Twitterin dhe rrjetet e tjera sociale, disa javë pasi Qeveria tentoi t’i bënte presion Twitterit për t’i larguar llogaritë që i konsideronte nxitëse.

Rregullat e vëna kërkojnë që secila prej kompanive t’i krijojë tri zyra: një zyrtar për rrugët ligjore, që do “detyrojë” rrjetet sociale t’u binden ligjeve të këtij shteti, një zyre për ankesa, ku përdoruesit do i drejtojnë ankesat e tyre dhe një zyrë kontakti, që të jetë në dispozicion 24/7.

Rrjetet sociale do duhet të publikojnë një raport mujor duke detajuar sa ankesa kanë marrë dhe çfarë veprimesh kanë kryer, njofton CNN.

Gjithashtu, rrjetet sociale duhet t’i largojnë përmbajtjet eksplicite ose postimet që shfaqin “lakuriqësie të plotë ose të pjesshme”, “akte seksuale” dhe “mashtrim me imazh”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy