Raketa më gjigante në botë niset për fluturim, por shpërthen disa minuta më pas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raketa më gjigante në botë niset për fluturim, por shpërthen disa minuta më pas

Raketa gjigante e SpaceX u nis nga baza ajrore pas testit të parë që u mbajt të enjten pasdite por shpërtheu disa minuta më pas dhe u përplas në Gjirin e Meksikës.

Kompania e Elon Musk synonte që ta niste anijen kozmike rreth 120 metra të lartë në një udhëtim rreth e qark botës, që nga maja jugore e Teksasit, pranë kufirit meksikan.

Sipas planit, pritej që boost-eri të largohej nga anija kozmike disa minuta pas ngritjes, por kjo nuk ndodhi. Raketa filloi të humbiste lartësi dhe më pas shpërtheu katër minuta pas fluturimit, duke u rrëzuar në gji.

Pas ndarjes, anija kozmike supozohej të vazhdonte në lindje për të orbituar planetin, përpara se të përplasej më pas në Paqësor, pranë Hawaii-t.

Advertisement

Turma spektatorësh ndoqën nisjen e raketës nga ishulli South Padre. Kompania planifikon që ta përdorë mjetin fluturues për të dërguar njerëz dhe ngarkesa në Hënë dhe në Mars.

NASA ka rezervuar një anije kozmike për ekipin e saj të ardhshëm që do të realizojë ecje në hënë dhe ata që kanë mundësi financiare po rezervojnë që tani fluturime për në satelitin tonë natyror.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy