Raketa ruse me peshë 4 tonë, e dalë nga kontrolli, futet në atmosferë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një raketë ruse e dalë jashtë kontrolli është futur në atmosferën e Tokës dhe parashikohet të bjerë në jug të Oqeanit Paqësor, thotë Komanda Ajrore Amerikane, që po e monitoron. Raketa Angara-A5 u nis më 27 dhjetor nga aeroporti hapësinor Plesetsk në.

Shumica e mbetjeve hapësinore digjen pasi futen në atmosferë, dhe përbëjnë rrezik minimal ndaj njerëzve, por mundësia që të shkaktojnë dëme është e pranishme nëse bien në zona të banuara. Raketa parashikohet të përplaset me planetin tonë rreth orës 22:00, por pika ekzakte se ku do të bjerë mund të mos përcaktohet dot.

Të mërkurën, kreu i zyrës së mbetjeve të Agjencisë Hapësinore Europiane, Holger Krag, tha se raketa ruse po udhëtonte me një shpejtësi prej 7,5 kilometrash në sekondë. Ai tha se pavarësisht përqindjes së ulët të rrezikut, raketa nuk mund të injorohet.

Në maj të vitit 2021, NASA kritikoi Kinën për mospërmbushjen e standardeve minimale të sigurisë, pasi mbetjet e një rakete kineze të dalë jashtë kontrolli përfunduan në oqeanin indian. Raketa ruse mendohet se është shumë më e vogël, me peshë 4 tonë, pa karburant. Agjencia Ruse e Hapësirës tha për CNN se raketa ishte lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Advertisement

Krag tha gjithashtu se çdo vit, futen në atmosferë mesatarisht 100-200 tonë mbetje, në mënyrë të pakontrolluar. Deri më tani vetëm një person njihet si e goditur nga një trup i tillë, një grua në Teksas, në vitin 1997, e cila shpëtoi pa lëndime.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy