minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Roboti “centaur” që shpreson të vizitojë hënën - Struga.info


Roboti “centaur” që shpreson të vizitojë hënën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një kompani japoneze shpreson që roboti i saj i ri të vizitojë së shpejti hënën. Kompania Gitai prezantoi së fundmi roboti e saj, i cili “po stërvitet” në një ambient ku është simuluar sipërfaqja e hënës.

E gjithë sipërfaqja i sigurua nga kompania japoneze hapësinore Jaxa, që kontribuoi në krijimin e kushteve optimale në mënyrë që roboti, i quajtur R1, të jetë sa më gati për vizitën e planifikuar në hënë. Roboti ka katër rrota dhe dy duar, çka e bën atë të ngjajë me një centaur, një figurë mitologjike gjysmë kalë, gjysmë njeri.

Kompania shpreson që R1 të arrijë në sipërfaqen e hënës në mesin e viteve 2020. R1 do të mund të regjistrojë me kamera atë që do të shohë në hënë dhe mund të mbledhë dhe spostojë copëza nga terreni i atjeshëm.

Përveç kompanisë japoneze, edhe kompania amerikane e prodhimit të armëve, Lockheed Martin, dhe Astrobotic, po punojnë për të ndërtuar robotët e tyre hënorë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy