Rolls-Royce nxjerr makinën e parë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rolls-Royce nxjerr makinën e parë elektrike

Rolls-Royce ka njoftuar se do të nisë vitin e ardhshëm prodhimin e makinës së parë elektrike. Mjeti i ri, i quajtur Spectre, ka vetëm dy dyer, por është më i gjatë se një SUV. Spectre do të ketë maskarinon më të madhe se çdo Rolls-Royce i prodhuar më parë dhe parashikohet të jetë makina më aerodinamike e markës britanike.

“Ky është një hap i rëndësishëm për ne, pasi synojmë që të kalojmë në prodhimin e makinave vetëm elektrike brenda vitit 2023”, tha shefi ekzekutiv i Rolls-Royce Torsten Müller-Ötvös, për CNN Business. “Kështu që duam të sigurohemi që kjo makinë të ketë gjithçka perfekte”. Modeli është bazuar te Silver Ghost, një makinë e prodhuar nga Rolls-Royce në vitin 1906 dhe që e ngjiti kompaninë në majën e prodhimit të makinave cilësore.

Makina peshon rreth 3000 kilogramë, por falë dy motorëve elektrikë arrin deri në 557 kuaj fuqi dhe do të mund të shkojë nga 0 në 100 kmh në 4,4 sekonda. Me një karikim të plotë të baterisë makina do të mund të përshkojë plot 418 kilometra distancë. Çmimi i makinës nuk është caktuar ende, por parashikohet që të arrijë në 400 mijë paund.


rolls lajmi 1280x720<!–

Advertisement

–>

Rolls-Royce prezanton “bishën” me 6 rrota

Advertisement


Rolls Royce  Avioni yne elektrik eshte me i shpejti ne bote 1024x576<!–

–>

Advertisement

Rolls-Royce: Avioni ynë elektrik është më i shpejti në botë

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy