Rregullat e reja të BE-së “vrasin” makinat hibride

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rregullat e reja të BE-së “vrasin” makinat hibride

Makinat hibride janë parë prej kohësh si alternativa miqësore me mjedisin. Por së fundmi, sipas disa ekspertëve, ashpërsimi i rregulloreve evropiane mund t’i nxjerrë ato gradualisht nga qarkullimi.

Politikat europiane për automjetet hibride plug-in (PHEV), të cilat kanë një bateri elektrike dhe një motor me djegie, mund të nënkuptojnë që teknologjia “tranzitore” të ketë jetë më të shkurtër sesa parashikohet nga disa prodhues liderë të automjeteve.

Rregulloret e reja të BE-së do t’i ndalojnë prodhuesit t’i etiketojnë ato si “investime të qëndrueshme” përtej vitit 2025, duke penguar potencialisht investitorët. Ndërkohë rregullat e planifikuara për emetimet e ndotësve si oksidet e azotit mund të rrisin koston e prodhimit të këtyre makinave.

Qëllimi i reformave të tilla është të shpejtojnë tranzitin drejt automjeteve plotësisht elektrike dhe të përmbushin objektivat e klimës.

Advertisement

Megjithatë, kjo do të shënonte një zhvendosje nga politikat ekzistuese të BE-së, të tilla si standardet e CO2, të cilat deri vonë i kanë trajtuar makinat hibride njësoj si ato plotësisht elektrike dhe e kanë nxitur industrinë e automjeteve për të investuar dhjetëra miliarda euro në teknologji.

Disa prodhues makinash kishin parashikuar të shisnin mjete hibride deri të paktën në fund të kësaj dekade.

Një projeksion i planeve të prodhimit të makinave në Evropë deri në vitin 2028, i përpiluar për Reuters nga AutoForecast Solutions (AFS), parashikon që vetëm 28 modele hibride të kenë mbetur në treg, kundrejt 86 modeleve BEV. Ky është një kthesë për një industri ku modelet makinat hibride në treg kanë tejkaluar modelet elektrike çdo vit që nga viti 2015.

Prodhuesit e makinave tashmë i druhen fundit të këtij tranzicioni, si pasojë e politikave të reja të BE-së.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy