Rritja e Hybrid Cloud në ONE Telecommunications

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e Hybrid Cloud në ONE Telecommunications

Situata pandemike solli ndryshime në biznes, shpesh duke nxjerrë në pah aftësitë dhe fleksibilitetin e disa kompanive për të përmbushur nevojat kryesore të konsumatorëve të tyre nëpërmjet një transformimi të procesit digjital.

Qendra Protik me mbështetjen e One Telecommunications zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me qëllimin për të rritur ndërgjegjësimin e përfitimeve të panumërta dhe avantazheve konkurruese që hybrid cloud mund të sjellë, sidomos në industrinë e telekomunikacionit.

Hybrid Cloud është një zgjidhje që kombinon një cloud privat me një ose më shumë shërbime të një cloud publik. Që këto dy cloud-e të lidhen me njëra – tjetrën, nevojitet një urë lidhëse midis tyre. Hybrid cloud iu siguron bizneseve një fleksibilitet më të madh duke lëvizur ngarkesat e punës midis zgjidhjeve në cloud, ndërkohë që ulen kostot dhe jepet një shërbim më i shpejtë.

Specialistja Senior për Zhvillimin e Biznesit e One Telecommunications, Alba Hoxha, ishte e pranishme në panel për të sjellë përvojën e saj, sfidat dhe problematikat të cilat u shfaqën menjëherë pas fillimit të pandemisë. Pjesë e panelit si përfaqësuese e ONE Telecommunications ishte dhe Përfaqësuesja e Shitjeve për Korporatat dhe Institucionet, Ermira Mullahaj, e cila shpjegoi produket e ONE Telecommunications për bizneset.

Advertisement

Tradicionalisht, kompanitë e telekomunikacionit përdornin qendra të dhënash të ndërtuara posaçërisht për klientët e kompanive të mëdha me kontrata afatgjata. Me fillimin e pandemisë, u rrit shumë interesi i kompanive për të ruajtur të dhënat. Kështu, ONE Telecommunications pa mundësinë e zhvillimit të investimeve në cloud.

Por, a është Shqipëria gati të investojë në cloud?

Panelistët u shprehën se cloud ende shihet me skepticizëm nga shumica e drejtuesve të bizneseve shqiptare. Megjithatë, ata theksuan se ONE Telecommunications është një ndër

aktorët kryesorë në vend, i cili ka kapacitetin e plotë për të qenë një ofrues hibrid i shërbimeve pasi ka investuar në licensa dhe kapacitete ruajtëse.

Advertisement

ONE po konsideron investime të tjera si ofrimi i disa shërbimeve brenda një produkti të vetëm duke qenë se infrastruktura për të qenë një ofrues hibrid është ndërtuar dhe po zhvillohet.

ONE Telecommunications është gjithmonë në kërkim të mundësive të ndryshme për ta bërë përditshmërinë e klientëve të saj më të mirë, çdo ditë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy