Rrjeteve sociale u kërkohet t’ua mbyllin llogaritë dezinformuesve për vaksinat anti-COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ligjvënës amerikan ka kërkuar nga Facebook, Google dhe YouTube të ndalojë qasjen në këto platforma për dhjetëra persona të cilët dyshohet se kanë shpërndarë dezinformata lidhur me vaksinimin kundër COVID-19.

Bëhet fjalë për përfaqësuesin Mike Doyle i cili e bëri thirrjen që tu mbyllen llogaritë këtyre personave, gjatë një sesioni të Kongresit amerikan lidhur me problemet e këtyre platformave me lajme të rreme, shkruan BBC, transmeton Koha.net. Doyle ka sfiduar kështu Marc Zuckerbergun, Jack Dorseyn dhe Sundar Pinchain duke kërkuar nga ata që të largojnë menjëherë nga platformat e tyre ata që dezinformuan lidhur me vaksinimin.

Deri më tani, asnjëri prej themeluesve të platformave nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me kërkesën e Doyle.

Sipas informatave zyrtare, aktivistët anti-vaksinë në Facebook, YouTube, Instagram dhe Twitter kanë më shumë se 59 milionë ndjekës.

Advertisement

Tre nga 12 prej tyre janë larguar nga të paktën njëra platformë por asnjëri prej tyre nuk është larguar nga të gjitha platformat.

Në mesin e atyre që shpërndajnë informata kundër vaksinës janë edhe Robert F Kennedy Jr, nipi i ish-presidentit amerikan i cili udhëheq një grup anti-vaksinë dhe doktori Joseph Mercola.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy