Rrokaqiejt e së ardhmes? Arkitektët dizenjojne ndërtesat që reduktojnë karbonin, ekuivalente me 48,500 pemë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ideja e rrokaqiejve që mund të largojnë karbonin nga atmosfera mund të tingëllojë si diçka e trilluar, por së shpejti mund të bëhet realitet nëse dizajnet e reja nga një firmë arkitektëshe amerikane do të vihet në jetë.

Projektuesit kanë zbuluar dizajne ambicioze për ndërtesat e larta të quajtura ‘Urban Sequoias’ që mund të heqin deri në 1,000 ton karbon nga atmosfera – ekuivalente me 48,500 pemë.

Çdo ndërtesë e lartë do të përdorte qasje të shumta për të reduktuar karbonin, duke përfshirë ndërtimin me materiale thithëse të karbonit, rritjen e bimëve dhe algave (për karburant, energji dhe ushqim) dhe teknologjinë e kapjes direkte të ajrit.

Kjo e fundit do të ndihmohej nga “efekti i stivës” i dizajnit të kullës, i cili do të ndihmonte tërheqjen e ajrit në qendër të ndërtesës për përpunimin e nxjerrjes së karbonit duke kontribuar në sistemin e energjisë zero neto të ndërtesës.

Advertisement

Në fakt, kompania ka pohuar se dizajni i kullës “Urban Sequoia” për një jetëgjatësi prej të paktën 60 vjetësh, do të thithte deri në 4 herë karbonin e çliruar në atmosferë si rezultat i ndërtimit të saj. 

Karboni i kapur mund të përdoret për të prodhuar biomateriale për rrugë, trotuare, tubacione dhe sende të tjera për zhvillimin e infrastrukturës urbane.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy