Ruloti i ri luksoz, një shtëpi ku mund të parkosh edhe Ferrarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ruloti i ri luksoz, një shtëpi ku mund të parkosh edhe Ferrarin

Një prodhues i ri rulotësh po përpiqet të futet në tregun e mjeteve luksoze të transporit dhe të largohet nga tregu i pensionistëve, duke ofruar një autobus rulot ultra modern, me pajisje elektroshtëpiake të fjalës së fundit të teknologjisë dhe me një garazh aq të madh, sa për të mbajtur brenda edhe një makinë luksoze sportive, si Ferrari.

Dembell Motorhomes ka prezantuar modelin e fundit të ngritur në një shazi Mercedes, ndërsa dizajni i brendshëm është realizuar nga Azimut Yachts. Soba, lavastovilja, mikrovala dhe frigoriferi janë të gjitha të markës gjermane “Miele”, ndërsa sistemin e “home cinema” e ka nga Bose.

Mbi çati janë montuar panele diellorë, një depozitë me 1022 litra ujë dhe gjithashtu ka edhe një gjenerator. Autobusi, i pagëzuar si “superjahti i tokës”, do të prezantohet zyrtarisht më 27 gusht. Çmimi i tij mendohet se do të jetë diku te 2 milionë dollarë.

Kabina ka një kapacitet për katër persona, ndërsa dhoma e gjumit ka një krevat dopio dhe një televizor 55 polësh. Divani është i gjithi me lëkurë, ndërsa tualeti me qeramikë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy