Samsung paralajmëron për “pajisjen më të fuqishme Galaxy”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Samsung ka njoftuar se në datën 28 prill do të prezantojë “pajisjen më të fuqishme Galaxy” që është parë ndonjëherë.

Në një video të shkurtër reklamuese, kompania nuk jep fare të dhëna se për çfarë mund të bëhet fjalë, por duke u nisur nga cikli i prezantimeve të Samsung, me shumë mundësi do të jetë një laptop i serisë Galaxy Book.

Modelet aktuale të kësaj serie janë prezantuar në vitin 2019 dhe ka ardhur koha për një rifreskim të tyre me procesorin 11th Gen Tiger Lake ose Intel 35Ë H, që mund të konsiderohen më të fuqishmit në treg.

Gjithsesi, gjithçka do të zbulohet në 28 prill.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy