Sateliti i madh bie sot në tokë, zonat që rrezikohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sateliti i madh bie sot në tokë, zonat që rrezikohen

Një satelit pritet të bjerë në Tokë në orët e ardhshme. Bëhet fjalë për ERS-2, një platformë vëzhgimi që u lançua në 1995, e cila ngjason me teknologjitë që tani përdoren në mënyrë rutinore për të monitoruar planetin.

Sateliti ka rënë gradualisht që nga përfundimi i operacioneve në 2011 dhe pritet të “udhëtojë” drejt Tokës në mënyrë të pakontrolluar këtë të mërkurë.

Agjencia Evropiane e Hapësirës thotë se pjesa më e madhe e satelitit prej dy tonësh do të digjet gjatë rënies.

Po ashtu, është e mundur që disa pjesë më të forta mund të përballojnë flakët intensive, por shanset që këto fragmente të godasin zonat e banuara dhe të shkaktojnë dëme janë të pakta.

Advertisement

Ata mund të përfundojnë pothuajse kudo në botë, por me shumicën e sipërfaqes së Tokës të mbuluar nga oqeani, ka më shumë gjasa të fundosen  në det.

“Vlen të theksohet se asnjë nga elementët që mund të rihyjnë në atmosferë (dhe të arrijnë në Tokë) nuk janë radioaktivë ose toksikë,” tha Mirko Albani, nga Departamenti i Segmentit Tokësor të Vëzhgimit të Tokës në Esa./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy