Sëmundja misterioze e trurit që i ka bërë mjekët të “ngrenë duart lart”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sëmundja misterioze e trurit që i ka bërë mjekët të “ngrenë duart lart”

Një sëmundje misterioze e trurit po mundon mjekët. Bluzat e bardha në Kanada kanë hasur në pacientë që shfaqin simptoma të ngjashme me atë të sëmundjes “Creutzfeldt-Jakob” ose ndryshe “CJD”.

 

Kjo sëmundje sjell një çrregullim fatal dhe të rrallë të trurit dhe ata që vuajnë prej saj humbin kujtesën, ndryshijnë sjelljen dhe kanë vështirësi me koordinimin.

 

Advertisement

Në të futen edhe çrregullime të trurit si Alzheimer apo Parkinson. Por rastet që kanë detyruar mjekët të “ngrenë duart lart” nuk kanë lidhje me këtë sëmundje.

 

Pothuajse dy vjet më parë, Roger Ellis u rrëzua në shtëpi me një krizë në 40 vjetorin e martesës së tij. Në fillim të të 60-ave, Ellis, kishte qenë i shëndetshëm deri në atë qershor dhe po shijonte pensionin e tij pas dekadash duke punuar si mekanik industrial.

 

Advertisement

Djali i tij, Steve Ellis, thotë se pas asaj dite fatale, shëndeti i babait të tij ra shpejt.

 

“Ai kishte iluzione, halucinacione, humbje peshe, agresion, fjalë të përsëritura. Në një moment, ai nuk mund të ecte. Kështu që në harkun e tre muajve shkuam në spital dhe na thanë se ata besonin se ai po vdiste, por askush nuk e dinte pse”, tha ai.

 

Advertisement

Mjekët e Roger Ellis dyshuan së pari në sëmundjen “CJD”. Por analizat treguan të kundërtën dhe çfarë u bë shkak për përkeqësimin e shëndetit të Ellis mbeti mister. Disa profesionistë mjekësorë thonë se në një grup pacientësh po shfaqet një sëmundje e panjohur e trurit.

 

Neurologu Georges-L-Dumont thotë se mjekët për herë të parë u ndeshën me sëmundjen në 2015.

 

Advertisement

“Në atë kohë ishte një pacient, një rast i izoluar dhe atipik”, thotë ai.

 

Por që nga ajo kohë ka pasur më shumë pacientë, mjaftueshëm sa për t’i bërë mjekët të pranojnë se kjo është një sindromë e paparë më herët

 

Advertisement

Mjekët në provincën New Brunsëick në Kanada thonë se aktualisht po ndjekin 48 raste, të ndara në mënyrë të barabartë midis burrave dhe grave, në mosha që variojnë nga 18 në 85 vjeç. Gjashtë persona besohet se kanë vdekur nga sëmundja.

 

Shumica e pacientëve filluan të përjetojnë simptoma kohët e fundit, nga 2018 e tutje, megjithëse besohet se dikush i ka pasur ato që në 2013.

 

Advertisement

Dr Marrero thotë se simptomat janë të gjera dhe mund të ndryshojnë midis pacientëve.

 

Në fillim, mund të ketë ndryshime të sjelljes si ankthi, depresioni dhe nervozizmi, së bashku me dhimbjen e pashpjegueshme, dhimbjet e muskujve.

 

Advertisement

Shpesh, pacientët zhvillojnë vështirësi në gjumë dhe probleme me kujtesën. Mund të ketë dëmtime gjuhësore që avancojnë shpejt dhe e bëjnë të vështirë komunikimin dhe mbajtjen e një bisede të rrjedhshme, çështje si belbëzimi ose përsëritja e fjalëve.

 

Një simptomë tjetër është humbja e shpejtë e peshës si dhe shqetësimet e shikimit dhe problemet e koordinimit, dhe dridhjet e pavullnetshme të muskujve. Disa shohin apo dëgjojnë halucinacione. Disa pacientë të tjerë kanë shfaqur një çrregullim psikiatrik në të cilin një person beson se dikush pranë tyre është zëvendësuar nga një mashtrues.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy