
Nga Franco Bernabè*
Ka një diversitet të madh në mënyrën me të cilën Shtetet e Bashkuara dhe Europa shikojnë nga zhvillimi teknologjik: një diversitet që buron nga nevoja pecifike politike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara, por edhe nga diferenca kulturore e sociologjike. Shumë ka kontribuar, sidomos duke filluar nga vitet Nëntëdhjetë, edhe një qëndrim i ndryshëm i autoriteteve antitrust ndaj përqëndrimeve dhe pronësisë intelektuale. Një faktor i rëndësishëm përfaqësohet nga pesha që shpenzimet ushtarake dhe të inteligjencës kanë në bilancin publik amerikan repsektivisht asaj të vendeve europiane.
Industri dhe merkantilizëm
Por, pavarësisht kësaj, diferenca lind sidomos nga mënyra sesi amerikanët i përballojnë temat e zhvillimit. Shtetet e Bahskuara nuk besojnë në një politikë industriale të finalizuar në orientimin e zgjedhjeve të industrisë: faktikisht besojnë në forcën e tregut, pa hequr dorë nga mbështetja e fituesve për t’i bërë akoma edhe më të fortë. Është një merkantilizëm i brishtë dhe inteligjent, pasi është evidente që një sistem industrial i fortë është një element i domosdoshëm për të konsoliduar primatin gjeopolitik e Shteteve të Bashkuara.
Anasjelltas, Europa preferon të luajë një rol aktiv në orientimin e zgjedhjeve të industrisë dhe sidomos nuk sheh me sy të mirë shfaqjen e fitimtarëve që mund të krijojnë pozione monopoli në sektorë specifikë. Në maj të preokupimeve të Europës nuk është supremacia fjeopolitike, por mirëqenia e konsumatorëve dhe nevoja e sigurimit të një tregu homogjen dhe konkurrues. Për këtë në Europë tentohen të privilegjohen zgjidhjet që garantojnë ndërveprueshmërinë dhe standardizimin. Në këtë mënyrë garantohet pluralizmi i aktorëve dhe fakti që benefitet t’u transmetohen me shpejtësi konsumatorëve në terma kostosh më të ulëta dhe të përhapjes më të gjerë në treg. Përkundrazi, në Shtetet e Bashkuara konkurrenca midis teknologjive alternative është e finalizuar që fitimtari të ketë dominimin e tregut.
Nuk është e mundur të përcaktohet një preferencë midis këtyre dy modeleve, që u përgjigjen të dy karakteristikave specifike të shoqërive që i kanë shprehur: një shoqëri më konkurruese dhe e polarizuar ajo amerikane, një shoqëri më egalitare dhe më e vëmendshme ndaj problemeve sociale ajo europiane. Por është e qartë se modeli europian, më i dobët në konkurrencën ndërkombëtare pikërisht prej rregullave që ka vendosur dhe prej vlerave nga të cilat frymëzohet, ka nevojë që të mbrohet me instrumenta të përshtatshme.
Rasti i telefonisë mobile
Një shembull i rëndësishëm i kësaj filozofie të ndryshme të pozicionit amerikan dhe të atij europian e gjejmë në historinë e zhvillimit të teknologjive themelore rë revolucionit të ICT, duke filluar nga ai i telekomunikimeve mobile. Ideja filletare u konceptua në Shtetet e Bashkuara brenda Bell Labs nga Donald Ring në vitin 1947 dhe, gjithmonë brenda Bell Labs. Ideja u bë një projekt industrial me kontributin e Joel Engel, Richard Frenkiel dhe Amos Joel në fillimin e viteve Shtatëdhjetë. Por për sa brilant dhe novator të ishte projekti, përhapja e shërbimit mbeti mjaft e kufizuar për shumë vite.
Shtytja për përhapjen masive të teknologjisë erdhi nga Europa, ku vendimi për zhvillimin e telekomunikimeve mobile qe një zgjedhje politike e vullnetshme që i çoi në vitin 1982 përgjegjësit e ministrive të Postave dhe Telekomunikacionit të vendeve të ndryshme që të përcaktonin bashkë një standard të përbashkët të përfaqësuar nga GSM. Standardi bazohej mbi teknologjinë TDMA që u mundësonte përdoruesve të ndryshëm që të ndanin të njëjtin kanal frekuence, duke e ndarë sinjalin në slote të ndryshme kohore. Falë kësaj zgjedhjeje politike industriale, teknologjia pati një përhapje masive.
Por shtytja europiane filloi të zbehej kur, në fillimvitet 2000, ndodhi kalimi nga gjenerata e dytë e tipit analogjik në gjeneratën e tretë, dixhitalen. Pa shtytjen propulsive të Europës q kishte çuar në adoptimin e GSM, vendimi i organizmave të standardizimit qe ajo e zgjedhjes së një teknologjie të zhvilluar nga DOCOMO në Japoni dhe e përdorur edhe në Shtetet e Bashkuara: w_cdma. Këtu, një kompani e rëndësishme teknologjike – ajo Qualcomm – kishte zhvilluar një “chipset” që ofronte një zgjidhje me kosto të përballueshme për zhvillimin e terminaëeve mobile të standardit cdma. Kjo zgjidhje u bë me shpejtësi një standard botëror, duke i dhënë Qualcomm monopolin faktik e një komponenti themelor të zhvillimit të celularëve të gjeneratës së tretë. Kompania e ruante akoma në 2015 këtë pozicion, kur Komisioni Europian nisi një hetim lidhur me praktikat antikonkurrenciale të Qualcomm i finalizuar në përjashtimin nga tregu e një konkurrenti: Icera. Prej aty e mbrapa hetimet e Komisionit Europian vërejtën shkelje të mëtejshme të normës antitrust që çuan në sanksione ndaj Qualcomm prej mbi 1.2 miliard, i fundit në janarin e 2021 prej 242 milion eurosh.
5G dhe 6G
Në demonstrim të interesit të pakët amerikan për një politikë industriale aktive ja vlen të përmendet edhe zgjedhja e braktisjes në kohë tempullin e industrisë së infrastrukturës të telekomunikacioneve. Kampioni amerikan në këtë sektor ishte Lucent, një kompani e derivuar nga AT&T Technologies që ishte krijuar më 1993 në kuadër të riorganizimit të sistemit AT&T. Me kalimin e kohës Lucent nuk është demonstruar e aftë të konkurrojë, duke përfunuar për t’u thithur fillimi nga kompania franceze e infrastrukturave Alcatel e më pas në një riorganizim të përgjithshëm të industrisë perëndimore që ka parë kombinimin midis Lucent, Alcatel dhe pjesës infrastrukturore të Nokia. Boshllëku i lënë nga industria perëndimore e telekomunikacioneve i ka krijuar hapësirë rritjeje kinezëve që me Huawei dhe ZTE, falë dimensioneve të tregut të brendshëm dhe mbështetjes së shtetit, janë bërë liderë botërorë të sektorit.
Vetëm përballë rrezikut gjeopolitik të përfaqësuar nga dominimi i Huawei amerikanët kanë filluar të reagojnë, duke ia kundërshtuar praninë në tregjet e vendeve aleate dhe duke promovuar bashkë me Europën një standard të hapur – të quajtur Open RAN – që do t’u mundësojë vendeve perëndimore të rikuperojnë një kapacitet zhvillimi të pavarur.
Zhvillimi i rrjeteve të gjeneratës së re, 5G dhe 6G, mund t’i rikthejë Europës një kapacitet lidershipi në sektor. Në kundërshtim nga gjeneratat e mëparshme, gjeneratat e reja janë më pak të orientuara nga konsumatori dhe shumë më tepër të orientuara ndaj nevijave specifike industriale, kur struktura dhe interesat europiane janë më të forta. Dhe pikërisht në Europë është mbrujtur një zhvillim i konsiderueshëm ndaj mundësisë së segmentimit dhe specializimit të rrjeteve 5G për finalitete të tipit industrial. Për shembull, Siemens po lëviz në këtë linjë dhe në fund të dekadës parashikon të ketë 1 milion rrjete private 5G që do të menaxhojnë një sasi të jashtëzakonshme aparatesh të lidhur me Internet of Things (IOT). Edhe për këto arsye, Komisioni Europian po promovon aktivisht zhvillimin e 5G brenda programit Next Generation EU.
Impulsi i Bell Labs
Komponenti i dytë themelor i revolucionit teknologjik përfaqësohet nga mikroçipët. Zhvillimi i kësaj teknologjie ofron një lexim akoma edhe më interesant me mënyrën sesi ka evoluar filozofia amerikane në fushën e antitrust e të politikës industriale. Komponenti themelor – domethënë tranzistori – është shpikur gjithmonë brenda Bell Labs në vitin 1947 nga John Bardeen, Walter Brattain dhe William Shockley. Një strukturë kërkimi dhe zhvillimi që përfitonte prej ndodhjes brenda një kompanie që kishte monopolin e sistemit të telekomunikacioneve, Bell Labs gëzonte edhe një mbështetje të fortë nga ana e Pentagonit pasi kishte zhvilluar radarin gjatë luftës. Rëndësia e Bell Labs për zhvillimin teknologjik amerikan dëshmohet nga pak shifra: midis viteve 1940 e 1970, Bell Labs kanë regjistruar rreth 540 patenta në vit, një përqindje e konsiderueshme e të gjithë prodhimit të patentave në Shtetet e Bashkuara. Përveç telekomunikacioneve mobile dhe tranzistorit, veç të tjerash Bell Labs i detyrohen edhe zhvillimi i fotovoltaikes (1954), lazeri (1957) dhe sistemi operativ Unix (1969).
Pavarësisht rëndësisë strategjike të sistemit AT&T, në vitin 1949 qeveria amerikane nisi një veprim antitrust ndaj kompanisë me objektiv ndarjen e aktiviteteve industriale të Western Electric e të Bell Labs nga shërbimet e telekomunikacionit të AT&T. Pas një shqyrtimi të gjatë, rasti u mbyll më 1956 me vendosjen e disa masave, midis të cilave detyrimi i imponuar i Bell Labs për të garantuar, pa kosto për këdo që bënte kërkesë, liçencën e të gjitha patentave të zhvilluara përpara dekretit antitrust, ndërsa ato të zhvilluara pas dekretit duhet të ofroheshin me kushte të arësyeshme.
Për t’ju përshtatur kërkesave të rregullatorit, Bell Labs vendosi që ta ofrojë liçencën e tranzistorit me kontrata standard jodiskriminuese, por sidomos vendosi ta promovojë teknologjinë duke organizuar konferenca shpjegimi të potencialit. Në prillin e 1952 mbi 100 përfaqësues të 40 kompanive u mblodhën për një konferencë kushtuar tranzstorëve me kohëzgjatje 9 ditore. Në fund të konferencës, 30 kompani vendosën që ta blejnë liçencën për një shifër prej 25000 dollarësh. Midis këtyre kishte si gjigandë të kalibrit të GE dhe RCA, ashtu edhe shumë më të vogla si Texas Instruments dhe Sony, me rezultatin e dhënies jetë ndoshta të prëhapjes më të rëndësishme të teknologjisë në historinë amerikane.
Antitrus dhe anti-antirust
Roli i antitrust qe i rëndësishëm edhe në një tjetër moment vendimtar të përhapjes sl novatorizmit teknologjik: padia antitrust kundër IBM që çoi në ndarjen midis hardware dhe software duke krijuar dy blloqe industriale krejtësisht të pavarur. Vendimi ndarjes së AT&T dhe për t’i penguar hyrjen në tregun e elektronikës duke ia subvencionuar zhvillimin e sektorit me fitimet e monopolit të komunikacionit, i kishte dhënë një shtytje sidomos IBM. Veç të tjerash, edhe në vijim të padisë antitrust për abuzim të pozicionit dominues në tregun e tabulatorëve të përfunduar më 1956, kjo e fundit kishte krijuar pikërisht tek industria e sapolindur e kompjuterëve rastin për një rilançim. Suksesi qe i tillë sa që në vitin 1969 IBM ju desh të përballej sërish me një padi tjetër antitrust për shkelje të pozicionit dominues në tregun e kompjuterëve.
Kësaj radhe kontestimi kryesor ishte se politika tregëtare e kompanisë nuk lejonte të fitonin vlerë veçmas hardware, software dhe shërbime, duke ja kufizuar në këtë mënyrë hapësirat e konkurrencës. Në praktikë, kontestoheshin pengesat e vëna ndaj zhvillimit të prodhuesve të pavarur të software pasi IBM nuk i jepte vlerë software në mënyrë transparente.
Pak pas fillimit të veprimit antitrust, gjithmonë më 1969, IBM vendosi megjithatë të ofrojë veçmas hardware, software dhe shërbime: një vendim që sipas kompanisë ishte tashmë në studim, por që është e vështirë të mos e zbresësh në fillimin e veprimit antitrust. Në vitet Pesëdhjetë e Gjashtëdhjetë ishte realizuar kështu një rreth virtuoz në të cilin kombinimi midis dinamizmit teknologjik të kompanive amerikane dhe veprimi i autoriteteve antitrust kishte mundësuar një shpërndarje të jashtëzakonshme të potencialit novator dhe jo vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Kjo situatë ndryshoi gjatë viteve Shtatëdhjetë dhe akoma më shumë pas zgjedhjes së Reagan si president i Shteteve të Bashkuara. Nën influencën e Shkollës së Chicago, qasja ndaj antitrust pati një ndryshim radikal kursi. Baza intelektuale e kthesës qe një libër i vitit 1978 i Robert Bork, i titulluar The antitrust paradox, në të cilin argumentonte në favor të përfitimeve në terma të efikasitetit të monopolit. Sipas Bork, me miratimin e Sherman Act Kongresi kishte si objektiv të vetëm atë të përmirësimit të mirëqenies së konsumatorit dhe mos vënies në diskutim të pozicioneve të monopolit. Tezat e Bork patën jehonë të madhe në sistemin gjyqësor duke arritur deri tek Gjykata Supreme, ku gjykatësit e emëruar nga Nixon dhe Ford përmbysën një jurisprudencë të konsoliduara që i përkiste fillimit të shekullit, duke i bërë më të vështira ndërhyrjet antitrust. Vetë Bork u emërua nga Nixon si Solicitor General në Departamentin e Drejtësisë.
Çuditërisht, me Bill Clinton qëndrimi ndaj proceseve të përqëndrimit industrial u bë edhe më favorshëm dhe u krijuan kushtet normative që do të mundësonin të realizohej procesi i jashtëzakonshëm i konsolidimit nga i cili kanë fituar lojtarët e rinj të internetit. Në kundërshtim nga sa kishte ndodhur në të kaluarën, GAFA – Google, Amazon, Facebook dhe Apple – ju është mundësuar që ndërtojnë një pozicion dominues në secilin prej sektorëve të aktivitetit, por jo vetëm. Atyre ju është mundësuar të bëjnë blerje që progresivisht kanë penguar të zhvilloheshin konkurrentët në sektorët që kryesonte secili prej tyre dhe të pushtojnë tregje fqinje falë resurseve financiare të gjeneruara prej pozicionit dominues në treg.
Vetëm tani është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara një vetëdije më e madhe për problemet që ky përqëndrim i madh tregu dhe resursesh financiare po krijon dhe në Kongres kanë filluar iniciativa për të krijuar kushte tregu më të hapura.
Qasja europiane ndaj teknologjisë së re dixhitale
Europa ka lëvizur me vonesë dhe për një kohë të gjatë me ndroje. Mungesa e vetëdijes së rreziqeve të asaj që po ndodhte në Shtetet e Bashkuara ka çuar në vitin 2000 në firmosjen e International Safe Harbor Privacy Principles, me anë të të cilit Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian rregullonin modalitetet nëpërmjet të cilave kompanitë amerikane eksportojnë të dhëna personale të qytetarëve europianë. Një marrëveshje që nuk ruante në asnjë mënyrë qytetarët europianë dhe që u tejkalua në 2016 nga firmosja e “privacy shield”, marrëveshje e deklaruar gjithësesi e pavlefshme nga ana Gjykatë së Drejtësisë të Bashkimit Europian në 2020.
Duke filluar nga tema e privatësisë – që në Europë futet midis të drejtave themelore të qytetarisë, ndërsa në Shtetet e Bahskuara garantohet thjesht si tutelë e konsumatorëve – vetëdija është shtrirë edhe në aspekte të tjera: nga ai i fiskalitetit, tek abuzimi i pozicionit dominues dhe praktika të tjera monopoliste. Por Europa nuk ka forcë të imponojë një strukturë tregu të ndryshme nëse Shtetet e Bashkuara nuk lëvizin në të njëjtin drejtim. Është ajo që po ndodh tani me iniciativën e Kongresit amerikan.
Më së fundmi Europa ka lëvizur duke e përballur çshtjen e raportit me GAFA në globalitetin e tyre dhe sipas të njëjta kritereve që kishin inspiruar zhvillimin e GSM rreth 40 vite më parë. Bëhet fjalë për projektin Gaia X që parashikon përkufizimin e kushteve minimale teknike dhe të shërbimeve të nevojshme për të operuar në një ekosistem që mundëson një zhvillim të përhapur të përdorimit të infrastrukturave dixhitale. Aspektet më të rëndësishme të këtij koncepti janë implementimi i keanizmave të përbashkëta të sqarimit të identitetit dhe garancisë së sigurisë. Një aspekt me rëndësi të madhe për të ardhmen e përdorimit të internetit, ku këto karakteristika nuk janë të pranishme në mënyrë lindëse. Projekti parashikon edhe integrimin e standardeve ekzistuese në mënyrë që të garantojë ndërveprueshmërinë dhe portabilitetin nëpërmjet infrastrukturave të ndryshme e aplikacioneve dhe të të dhënave; së fundmi edhe zhvillimi i software open source dhe i standardeve që mbështesin operatorët në hyrjen në një infrastrukturë të sigurtë, federative dhe të ndërveprueshme.
Koherent me nevojat e Europës, projekti Gaia X u kushton një prioritet absolut në temat e industrisë 4.0. Aspektet e trajtuara janë të shumta dhe shkojnë nga manifaktura inteligjente tek zhvillimi i platformave IOT, tek mirëmbajtja parashikuese. Në mënyrë korrekte Europa synon që ta pajise manifakturën e avancuar tradicionale, lidhur me të cilën ruan një pozicion avantazhi absolut, të funksionaliteteve më të avancuara nga teknologjia e re dixhitale. Kombinimi midis një sistemi më të hapur në frontin e teknologjise, ku bllokohen shkeljet që i kanë karakterizuar deri më tani zhvillimin, dhe forcimit teknologjik të industrisë nga ku do të mund të përfitojë edhe industria e vogël dhe e mesme sigurisht që do të jetë në gjendje t’i mundësojë Europës që ta përballojë sfidën e një konteksti të globalizuar nga një pozicion force më të madhe.
*Franco Bernabè është një bankier dhe menaxher italian, më parë Kryetar Bordi dhe CEO i Telecom Italia dhe i ENI
Përgatiti: Armin Tirana