Shenja të mendimit njerëzor në një sistem inteligjence artificiale, eksperimenti që shqetëson ekspertët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kur shkencëtarët e Microsoft-it nisën të eksperimentonin me një sistem të ri të inteligjencës artificiale vitin e shkuar, i kërkuan që të zgjidhte një gjëegjëzë që kërkonte informacion intiutiv rreth botës fizike.

“Kemi një libër, 9 vezë, 1 laptop, një shishe dhe një gozhdë,” i thanë ata. “Të lutem më thuaj si t’i vendos njëri mbi tjetrin?”

Përgjigja e sistemit ishte: Vendosi vezët mbi libër në tre rreshta me hapësirë mes tyre. Sigurohu që të mos i thyesh. Vendos laptopin mbi vezët, ekranin poshtë, tastierën lart.”

Përgjigja e zgjuar e makinerisë i shqetësoi shkencëtarët. Pas eksperimentit, shkencëtarët publikuan një raport me 155 faqe, në të cilat argumentonin se sistemi ishte një hap larg të cilësuarit inteligjencë gjenerale artificiale (AGI).

Advertisement

AGI nënkupton një makineri që (teorikisht) mund të bëjë gjithçka që bën truri i njeriut.

Dhe kështu Microsoft, kompania e parë madhore që publikon një studim që bën një pretendim kaq të guximshëm, ka nisur kështu një nga debatet më të nxehta në botën e teknologjisë.

A po krijohet diçka e ngjashme me inteligjencën njerëzore?  Apo thjesht disa nga mendjet më të ndritura të industrisë po “shohin ëndrra me sy hapur”?

“Në fillim isha shumë vigjilent- dhe kjo mu kthye në një ndjenjë frustrimi, zemërimi, madje edhe frikë,” tha Peter Lee, drejtuesi i studimit në Microsoft.

Advertisement

“Ti mendon: Ku dreqin po vjen kjo?”

Për disa muaj, ekipi hulumtues dokumentoi sjelljen komplekse të shfaqur nga sistemi, duke arritur në përfundimin se ai kuptonte “thellësisht dhe fleksibël” konceptet dhe aftësitë njerëzore.

Përdoruesit e GPT-4 “janë të habitur me aftësinë e tij për të prodhuar tekst,” tha Dr. Li. “Por rezulton se është shumë më mirë në analizimin dhe sintetizimin, vlerësimin dhe gjykimin e tekstit sesa në krijimin e tij.”

Kur ata i kërkuan sistemit të vizatonte një njëbrirësh duke përdorur një gjuhë programimi të quajtur TiKZ, ai menjëherë prodhoi një program që mund të vizatonte një njëbrirësh.

Advertisement

Kur hoqën pjesën e kodit që vizatonte bririn e njëbrirëshit dhe i kërkuan sistemit të modifikonte programin për të vizatuar përsëri një njëbrirësh, ai e kreu detyrën.

Studimi i Microsoft-it, i quajtur “Shkëndija e Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale”, hyn në thelbin e asaj që shkencëtarët kanë punuar dhe i janë druajtur për dekada të tëra. Krijimi i një makinerie që funksionon si truri i njeriut. Ky është një zhvillim që mund të ndryshojë botën me të gjitha rreziqet që do të shoqëronin një moment historik teknologjik të kësaj shkalle.

Vitin e kaluar, Google pushoi nga puna një studiues i cili pretendoi se një sistem i ngjashëm tregonte shenja “ndjeshmërie”, një pretendim i ngjashëm me atë të shkencëtarëve të Microsoft. Një sistem i ndjeshëm nuk do të ishte thjesht inteligjent. Ai gjithashtu mund të ndjente se çfarë po ndodhte në botën përreth tij.

Disa ekspertë të industrisë e quajtën iniciativën e Microsoft “një përpjekje oportuniste për të bërë pretendime të ekzagjëruara”. Studiuesit gjithashtu argumentojnë se inteligjenca artificiale kërkon njohje me botën fizike, gjë që teorikisht i mungon GPT-4.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy