Shkencëtarët rusë “rikthejnë në jetë” mumje 24 000-vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkencëtarët rusë “rikthejnë në jetë” mumje 24 000-vjeçare

Lajmi është më pak ogurzi sesa tingëllon titulli, por jo më pak emocionues: shkencëtarët rusë kanë ringjallur dhe klonuar “zombi” 24 000-vjeçarë, sipas “Men’sHealth”.

Nuk është për t’u shqetësuar, nuk jemi në një situatë si në “Walking Dead”.

Organizmat e pavdekshëm në fjalë quhen bdelloid rotifers ose “kafshë me rrotull” mikroskopike, të emërtuara kështu për shkak të gojës së tyre unazore të rrethuar nga qime të vogla.

Këto kafshë janë ekstremofile, organizma që mund të përballojnë kushte të skajshme, si rrymat e nxehta nënujore ose vakumin e hapësirës.

Advertisement

Për këtë eksperiment, shkencëtarët shkuan në Siberi dhe morën kampionë permafrosti, termi për tokë që qëndron përgjithmonë e ngrirë.

Shkencëtarët i shkrinë me kujdes krijesat dhe ato filluan të jetonin sërish jetën e tyre.

Sekreti i suksesit të tyre është një gjendje jetese e pezulluar e quajtur kriptobiozë.

Kriptobioza është e rëndësishme, sepse organizmat me këtë kapacitet kalojnë në gjendjen e veçantë të gjumit që kërkohet ringjallje më vonë.

Advertisement

Bdelloid rotifers i bashkohen kështu një serie organizmash të ringjallura, të ngrirë prej kohësh, që përfshin myshqe, barëra të këqija dhe krimba të vegjël të quajtur nematode.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy