Shkencëtarët “zgjojnë” me sukses mikrobet që ishin në gjumë për 100 milionë vjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkencëtarët arritën të “zgjojnë” me sukses mikrobe që për 100 milionë vjet kanë qenë në gjumë. Një ekip shkencëtarësh në SHBA dhe Japoni thonë se këto mikroorganizma parahistorikë filluan të rriteshin dhe u futën në një gjendje të kursimit të energjisë kur në Tokë endeshin akoma dinosaurët.

Mikrobet u përkisnin dhjetë grupeve të ndryshme të baktereve dhe u morën nga sedimentet në vitin 2010 në fund të Gyresë Paqësore të Jugut, një nga pjesët më të shkreta të oqeanit për sa i përket lëndëve ushqyese.

Advertisement

“Rezultatet tona sugjerojnë që mikrobet e shpërndara gjerësisht në sedimentet pa vlera ushqyese përbëhen kryesisht nga aerobe që ruajnë potencialin e tyre metabolik në kushte jashtëzakonisht të ulëta të energjisë për deri në 101.5 milionë vjet”, shkruajnë studiuesit në studimin e tyre.

Për të marrë mostrat, shkencëtarët shpuan puse deri në 100 metra në shtratin e detit.

Advertisement

Më pas, studiuesit, të udhëhequr nga gjeomikrobiologu Yuki Morono i Agjencisë së Shkencës dhe Teknologjisë Detare të Japonisë, futën në laborator mikrobet e gjumit për 557 ditë. Ata u furnizuan me karbon e azot për të parë reagimin dhe nëse do të dilnin nga gjumi.

“Është e habitshme dhe sfiduese biologjikisht që një pjesë e madhe e mikrobeve u ringjallën pasi bllokuan për kaq shumë kohë në kushte të mungesës ekstreme të lëndëve ushqyese dhe energjisë”, pranon Morono.

Advertisement

Mikrobet janë aerobe, kërkojnë oksigjen për të jetuar, dhe oksigjeni ishte i pranishëm në mostrat e sedimenteve, përfunduan studiuesit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy