Si Inteligjenca Artificiale do të na bëjë më të shëndetshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si Inteligjenca Artificiale do të na bëjë më të shëndetshëm

The Economist 

Kur njerëzit venë objektiva tepër ambicioze deri në budallallëk, njerëzit e arsyeshëm tallen. Ata zakonisht kanë të drejtë ta bëjnë këtë.

Ndonjëherë, megjithatë, ia vlen të testohet mundësia që edhe aspiratat më befasuese mund të jetë e arritshme.

Në vitin 2015 Priscilla Chan, një pediatre dhe bashkëshorti i saj Mark Zuckerberg, themelues i Facebook, krijuan Iniciativën Chan Zuckerberg (czi) me synimin për të ndihmuar shkencën të sjellë një botë në të cilën të gjitha sëmundjet mund të parandalohen, kurohen ose menaxhohen.

Advertisement

Për çudi, kjo sipërmarrje u ndërtua duke patur në qendër të saj teknologjinë.

Por vetëm në vitin 2020, përditësimet vjetore të Chan-Zuckerberg filluan të flasin për potencialin e inteligjencës artificiale (ai). Katër vjet më vonë është e vështirë të imagjinohet dikush që bën kërkime dhe nuk e përdor atë.

Përqindja e punimeve kërkimore biomjekësore që përdorin inteligjencën artificiale po rritej në mënyrë eksponenciale shumë përpara se fusha të fillonte të mahnisë botën me modelet e ndryshëm si të Openai, Llama e Metës dhe Gemini nga Google.

Duke pasur parasysh sasitë e mëdha të të dhënave që prodhojnë kërkimet biomjekësore, aplikimi i hershëm i AI nuk është aspak befasi. Megjithatë ky është vetëm një prelud i iasaj që është duke u zhvilluar.

Advertisement

Sistemet e inteligjencës artificiale u përgjigjen pyetjeve komplekse në mënyrë mjaft bindëse dhe ndihmuese dhe krijojnë imazhe që kapin idetë e shprehura nga tekstet, po bëhen pjesë e kërkimeve në fushën e shëndetësisë. Ato kanë aplikime për pothuajse çdo pjesë të tij.

Ato mund të përmirësojnë zgjedhjet që bëjnë studiuesit rreth mënyrës se si të modifikojnë saktësisht gjenet; janë fenomenalisht të mirë në kuptimin e sasisë së madhe të të dhënave nga burime të ndryshme; ato mund të sugjerojnë objektiva të reja për zhvillimin e ilaçeve, etj.

Vetë Czi tani po punon në ndërtimin e një “qelize virtuale” me fuqi AI, me të cilën shpreson të revolucionarizojë të gjitha llojet e kërkimeve biomjekësore.

Efektet nuk janë të kufizuara në laborator. Llojet e ndryshme të diagnozës në të cilat AI po luan një rol duken transformuese. Kirurgët robotë po ndërmarrin një gamë të zgjeruar operacionesh.

Advertisement

Edhe kompanitë e mëdha janë duke investuar në sistemet e AI, përmes të cilave mund të kryejnë veprimet e tyre kërkimore dhe në laboratorë krahas aplikimeve në terren siç ishte rasti i operacioneve etj.

Krahas precizionit, sistemet e Inteligjencës Artificiale janë të afta për të filtruar sasi kolosale informacioni duke ruajtur dhe analizuar miliona të dhëna nga rezultatet mjekësore të personave të ndryshëm dhe në fund të sugjerojnë një diagnozë, pse jo, edhe një kurë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy