Si mund t’i kontrollojmë fëmijët në internet? Progni: Nevojitet bashkëpunim shtet, familje dhe shpërndarës interneti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rasti tragjik i 13-vjeçarit në Lushnje, i cili u vetëvar teksa po bënte një video për TikTok riktheu debatin për sigurinë e fëmijëve në internet, situatë kjo që erdhi pas disa abuzimeve me të miturit.

Për këtë çështje kaq të rëndësishme u diskutua mbrëmjen e së martës në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN.

Gent Progni, ekspert IT, u shpreh se kërkohet një bashkëpunim shtet, familje dhe shpërndarës interneti, që të mundësojë një planifikim dhe një ofrim shërbimi edhe pa e kërkuar prindërit. Ai sugjeroi edhe aplikacione që mundësi kontrollin e fëmijëve në internet nga prindërit.

“Nuk është shumë e thjeshtë, për shkak të kulturës dhe moshës së prindërve. Doja të prezantoja dy mundësi, dy platforma, që përdoren në mobile, android dhe iOS. Ka një opsion që quhet “Parental Controls”, i cili instalohet që në momentin që blihet pajisja e re dhe limitohet sipas moshës kontenti ku ai do të lundrojë në internet. Po ashtu, fëmijë nuk mund të instalojë asnjë aplikacion pa miratimin e prindërve. Po ashtu është edhe “Child custody” që shton kontrollin edhe të mesazheve. Unë e shoh dorën më të sigurt dhe më të shpejtë te shpërndarësit e internetit, të cilët mund të instalojnë një ruter në familjet ku kanë fëmijë ose informacion paraprak se fëmija abuzon me kontentin në internet. Duhet një bashkëpunim, shtet, familje dhe shpërndarës interneti, që të mundësojë një planifikim dhe një ofrim shërbimi edhe pa e kërkuar prindërit.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy